“Kënga Magjike 2022”, triumfon Marsela Çibukaj!

Marsela Çibukaj është fituesja e edicionit të 23-të të festivalit “Kënga Magjike” në Tv Klan. Pirro Çako i dorëzoi kupën triumfueses, e cila konkurroi me këngën “I paftuar”.

 

“Nuk kam fjalë, një emocion i jashtëzakonshëm. Ju falenderoj të gjithëve nga zemra. Falenderoj artistët, jurinë, skenën e Këngës Magjike, që na bën të përjetojmë emocione kaq të forta. Faleminderit të gjithëve ju”, tha artistja mes emocioneve.

 

Në vendin e tretë u rendit Anxhela Peristeri me këngën “Kalimtar”. Ndërsa vendi i dytë shkoi për Michela Palucan me këngën “Një Përqafim”.

 

Pas 3 mbrëmjesh gare, në skenën e Pallatit të Koncerteve mbrëmjen e kësaj të shtune, në këtë Grand International Final u ngjitën 23 artistë, 13 shqiptarë dhe 10 të huaj.

 

Veç çmimit të madh u dhanë çmime edhe për muzikën më të mirë shqiptare, të huaj dhe për artistët e rinj më të mirë.

 

Në këtë mbrëmje finale nuk munguan të ftuarit surprizë, si kryetari i Bashkisë së Neë York, Eric Adams apo producenti i famshëm amerikan Angelo Doc Velasquez. Ndërsa një performancë speciale përcolli edhe vajza e Ardit Gjebreas, Anna Gjebrea.

Nga Boga në Pukë, ku po e kalojnë fundjavën liderët e politikës shqiptare (FOTO)

Ndërsa situata politike është shumë e “nxehtë”, moti nga ana tjetër është shumë i ftohtë. Në zonat veriore, verilindje e juglinde ka rënë borë dhe...

“Plas SHERRI” mes Einxhel Shkirës dhe dy mikeve të saja: Jam grua e martuar…

Të gjithë e dinë për miqësinë e ngushtë mes Einxhelit me Argjira Spancën dhe Fjoralba Ponari, të cilat nuk na tregojnë shumë detaje rreth...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME