Kejvina Kthella flet për sherrin e dikurshëm dhe ka diçka për të thënë për Einxhel Shkirën

Më shumë se dy vite më parë burime për “Iconstyle.al” treguan për një sherr midis tre vajzave të njohura, Einxhel Shkira, Kejvina Kthella dhe Oriola Marashi.

 

Motivet e sherrit u zbuluan më vonë dhe çështja shkoi deri në polici. Einxhel denoncoi Kejvinën dhe Oriolën, pasi patën një konflikt pranë shtëpisë së saj.

 

U tha se dy modelet Kejvina Kthjella dhe Oriola Marashi ishin konfliktuar fizikisht me Einxhelin. Gjithë historia nisi pas disa batutave që Shkria bëri për modelen Kejvina Kthella pasi kjo e fundit kishte fituar çmimin e javës tek “Dance With me”.

 

Ishin modelet Marashi dhe Kthella ato që shkuan poshtë shtëpisë së moderatores për ta “sqaruar”, por debati degradoi në sherr fizik.

 

Në një intervistë së fundmi Kejvina është pyetur lidhur me këtë debat, duke hedhur poshtë zërat se molla e sherrit ishte një djalë.

 

“Nuk është se ka qënë ndonjë gjë. Troç fare një budallallik, asgjë me rëndësi. Nuk ka lidhje fare me ça është përfolur në lidhje me meshkujt. Këtë gjë unë e kam shprehur edhe më përpara. Na ka ndodhur të gjithëve që në një moment kemi dashur t’i shkëpusim marrëdhëniet, por unë e kam harruar besoj edhe Einxheli”, është shprehur modelja.

 

Ndërsa e pyetur nëse ishte e gatshme t’i rregullonte marrëdhëniet me moderatoren, Kejvina është shprehur se e ka harruar dhe i bëhet qejfi që Einxhel është e lumtur.

 

Ndërkohë më parë, e kontaktuar nga Anabel.al, Einxhel Shkira konfirmoi ngjarjen dhe theksoi se debati ishte vetëm mes saj dhe Kejvinës. Oriola thjesht kishte ardhur si “mbështetje” për shoqen e saj.

 

“Unë u gjenda e papërgatitur, pasi zbrita për të takuar pa asnjë paramendim, Kejvinën me të cilën kemi prej kohësh një marrëdhënie shoqërore të rregullt në distancë. Atje u përballa menjëherë me një sulm fjalësh dhe kërcënimesh. Isha një kundër dy dhe në debat e sipër, gjaknxehtësia bën të vetën,” tha Shkira.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...