Videoja që po çmend botën; Ronaldo fut dorën poshtë pantallonave merr diçka aty dhe e ha…

Ditët që pasuan intervistën e tij të bujshme, pas së cilës ndërpreu kontratën me Manchester United, përgatitën terrenin për zgjidhjen konsensuale të mëvonshme me klubin e “Old Trafford”. Kanë qenë ditë të jetuara në qendër të vëmendjes për Cristiano Ronaldon.

 

Tani kampioni portugez 37-vjeçar mund të fokusohet vetëm në Botërorin e Katarit, ku ka vendosur “vulën” e tij historike (është i vetmi futbollist në histori që ka shënuar në pesë edicione), duke pritur të mësojë në janar se ku do të transferohet për “metrat” e fundit të karrierës.

 

Portugalia është sigurisht skuadra më e akredituar në mesin e atyre që nuk janë në rreshtin e parë në parashikime. Pas Brazilit, Francës dhe Spanjës (dhe Argjentinës nëse arrin të kualifikohet, pas humbjes në debutimin e saj), janë të besuarit e Fernando Santos, ekspertë dhe talente sa për të qenë një pengesë e vështirë për këdo që duhet t’iu dalë në rrugë.

 

Të ndryshëm, Leao dhe Bernardo Silva, Joao Felix dhe Bruno Fernandes, janë lojtarë të talentuar, që janë “shartuar” me qëndrueshmërinë tradicionale të ekipit portugez. Dhe pastaj është ai, “kanibali” Ronaldo, pesë herë fituesi i “Topit të Artë”, 37-vjeçari që nuk ka hequr dorë asnjë centimetër në përgatitjen e tij maniakale fizike dhe dieta e rreptë. Ai ende ndihet në gjendje të bëjë diferencën maksimale.

 

Në prag të ndeshjes debutuese të Portugalisë kundër Ganës, trajneri Santos kishte siguruar shtypin se CR7 nuk do ta kishte vendin të sigurt. Megjithatë dukej e vështirë të imagjinohej që kampioni nga Madeira ta niste Botërorin nga pankina. Dhe në fakt të enjten Cristiano ishte në vendin e tij nga minuta e parë, në sulmin portugez, vendimtar në drejtimin e të tijve te fitorja, siç ka bërë një mijë herë në karrierë, duke marrë dhe shënuar penalltinë që zhbllokoi rezultatin.

 

Gjatë ndeshjes kundër Ganës, ai u filmua në një moment të sikletshëm. Kjo video u bë shumë shpejt “virale”, ngjalli shumë pikëpyetje nga ata që e komentuan. Në pamjet shohim ish-lojtarin e Juves duke zhytur dorën brenda pantallonave të shkurtra dhe duke u përpjekur për disa sekonda të nxjerrë diçka prej atje. Në fund kap atë që kërkon dhe e fut në gojë, duke e gëlltitur.

 

Zgjidhja e ‘misterit’ lidhet me vëmendjen e zakonshme obsesive të Ronaldos ndaj detajeve. Sipas të gjitha gjasave, kampioni madeiran mban me vete në ndeshje tableta maltodekstrinë (karbohidratet e përdorura për të plotësuar kërkesat e energjisë gjatë përpjekjeve intensive) dhe kripëra minerale. Shkurtimisht, i përdor ato suplemente kur nevojitet për t’u rimbushur me energji. Pikërisht, ajo që bëri portugezi ndaj Ganës.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...