Moti javën e parë të muajit dhjetor, meteorologia Tanja Porja zbulon kur rikthehen reshjet e dendura

Që nga pasdita e të enjtes që lamë pas, e në vazhdim presim stabilizim të kushteve të motit.

 

Të paktën deri nga data 5 dhjetor, mbase edhe përtej datës 5, kryesisht për zonat veri-perëndimore.

 

Por gjatë kësaj periudhe nuk do të mungojnë totalisht reshjet, por sasia e tyre do të jetë krejt e paktë dhe e papërfillshme. Do të jenë vetëm 2 ditë të cilat janë dita e diel edhe dita e hënë të cilët do të kenë momente të shkurtra me pika shiu. Kryesisht në mbrëmje dhe në mesantë.

 

Në zonat malore do të ketë reshje dëbore. Në veri-lindje dhe në lindje të territorit. Do të ketë mjaftueshëm ditë me diell dhe kryesisht mesdita është ajo që do të favorizojë rikuperimin e zonave të përmbytura, për shkak të temperaturave që do të jenë 12-15 gradë celcius.

 

Mëngjeset paraqiten mjaft të freskëta edhe në ato zona.

 

Nuk priten ndryshime në tablon termike. Mëngjeset mbesin të ftohta. Deri 4-5 ditët e para të dhjetorit nuk pritet ndryshime të situatës. Shirat në vend do të jenë të pakta dhe në zonat malore flokët e dëborës do të jenë të pakta.

 

Gjithashtu meteorologia Tanja Porja përmendi se pas 10 ditëshit të parë të dhjetorit pritet një sistem i fuqishëm me vranësira, të ngjashme me reshjet që sapo kaluam.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME

Zbulohet e vërteta/ Ish-banori Big Brother VIP flet për sëmundjen e rrallë të Luiz Ejllit

Historia e sëmundjes së rrallë të Luiz Ejllit ka...

Kiara i vë “kusht” Luizit: ‘S’të puth më po s’fitove’! Kthehemi sërish tek 24 dhjetori

Nis “Sfida e rezistencës”. Banorët u pozicionuan në vendin...

Sula njeriu model kerkon grua pasi i ka vdekur bashkeshortja. E kam shtepin …

Një tjetër prezantim është shfaqur ditën e sotme në...