Horoskopi i Paolo Fox 26 nëntor 2022: parashikimet, dashuria dhe puna…

Horoskopi i Dashit Paolo Fox:

 

Në dashuri ka pasur një tension të vogël që prej ditës së djeshme (e premte 25), nëse ka diçka që nuk shkon, është mirë të flasim gjithmonë për të. Në punë, bëni kujdes që të mos nxisni mosmarrëveshjet me shefat dhe eprorë të tjerë.

Horoskopi i Paolo Fox Demi:

 

Qielli i trazuar për dashurinë, më mirë të mos nxisni tensionet dhe numëroni deri në dhjetë përpara se të shpreheni për diçka. Në punë mund të pranohet një kërkesë e juaja.

Horoskopi Paolo Fox Binjakët:

 

Dielli dhe Hëna janë në dizavantazh me të lindurit e shenjës tuaj dhe këshillojnë njëfarë maturie në komunikimin tuaj me gjysmën tjetër. Në punë e keni të vështirë të ecni përpara, ngadalësime të mundshme janë të dukshme.

Horoskopi i Gaforres nga Paolo Fox:

 

Një qiell interesant për çiftet që e duan njëri-tjetrin, nuk e përjashtoj mundësinë për të hedhur një hap të rëndësishëm. Në punë ju pëlqejnë projektet e reja, dëshironi të përfshiheni.

Horoskopi i Paolo Fox Luani:

 

Ditën e shtunë humori është i luhatshëm, partneri është larg dhe ndihet mungesa e tij. Puna kërkon më shumë përqendrim, kohët e fundit koka juaj është diku tjetër.

Horoskopi i Virgjëreshës Paolo Fox:

 

Nëse jeni vetëm kohët e fundit, mund të keni takuar një person të mirë, mos e lini të largohet. Qiell interesant për sferën e punës, por kujdes me financat, mos ecni me parimin “hajt sa kemi t’i bëjmë rrush e kumbulla”.

Horoskopi i Paolo Fox Peshorja:

 

Kini kujdes në marrëdhëniet ndërpersonale, këtë të shtunë mund të jeni veçanërisht të ndjeshëm! Në punë vlerësoni me kujdes të mirat dhe të këqijat e çdo propozimi që hidhet në tavolinë.

Horoskopi Paolo Fox Akrepi:

 

Dritë jeshile për dialog, çiftet që e duan njëri-tjetrin më në fund kanë gjetur një qetësi të frytshme. Yjet janë pozitivë në punë, një fitore e madhe është në rrugë e sipër.

Horoskopi i Shigjetarit Paolo Fox:

 

Këtë të shtunë 26, disa çështje familjare mund t’ju shqetësojnë, përpiquni t’i shikoni gjërat edhe nga këndvështrime të tjera. Në punë dëshironi të ndryshoni dhe të tregoni veten në fusha të ndryshme nga e zakonshmja.

Horoskopi i Bricjapit Paolo Fox:

 

Qiell interesant për takime, ndaj nëse jeni vetëm, mos u mbyllni në shtëpi! Në punë kushtojini vëmendje klauzolave ​​të një marrëveshjeje.

Horoskopi i Paolo Fox Ujori:

 

Këtë të shtunë mund të jeni protagonist i disa grindjeve me partnerin/en, megjithatë përpiquni të mos i merrni gjërat shumë majë më majë! Qiell interesant për ata që kanë një punë të pavarur.

Horoskopi i Peshqve Paolo Fox:

 

Edhe pak ditë dhe më pas do të mund t’i thoni lamtumirë tensioneve që kanë karakterizuar javët e fundit, dritë jeshile për ndjenjat! Në punë keni nevojë për më shumë garanci.

/noa.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME