Dionisi përfundon me sukses radioterapinë, stafi Onkologjikut në Tiranë i bën dhuratë topin me firmën e CR7

Stafi i Spitalit Onkologjik në Tiranë, ka surprizuar një nga pacientët e vegjël, në seancën e fundit të radioterapisë e cila është kryer me sukses. Dionisi ëndërronte një top me firmën e futbollistit Cristiano Ronaldo dhe stafi me në krye dr.Orges Spahiu ia ka dhuruar.

 

“Emocion i papërshkruar për Dionisin e vogël, i cili sapo përfundoi me sukses seancën e fundit të radioterapisë, u surprizua nga stafi i Njësisë së Radioterapisë në Spitalin Onkologjik, me një dhuratë që e ëndërronte një top me firmën e Cristiano Ronaldos CR7.

 

Emocion i veçantë dhe për super ekipin e drejtuar nga dr. Orges Spahiu për përfundimin me sukses të trajtimit të Dionisit me teknologjinë më të avancuar përmes akseleratorit linear, të cilët japin jo vetëm më të mirën për trajtimin e pacientëve me sëmundje onkologjike por edhe përkujdes e dashuri të pakursyer, si në një familje.

 

Shërim të shpejtë Dionis dhe kthim të shpejtë mes shokësh në shkollë”, shkruan ministrja Ogerta Manastirliu dhe ndan videon e mëposhtme.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...