U hapën portat e hidrocentraleve? Drejtori i Emergjencave Civile zbardh të vërtetën

Teksa banorët e zonës së Nënshkodrës, e drejtojnë gishtin për pasojat e përmbytjeve,

 

hapjes së portave të hidrocentraleve, drejtori i Emergjencave Civile, Haki Çako, e mohon një gjë të tillë.

 

Përmes skype në “MCN economy”, Çako, flet bazuar në konfirmimet e ekspertëve hidrometeorologjik të huaj dhe vendor, sipas së cilëve e gjitha ndodhi si pasojë e reshjeve në sasi të mëdha të shiut, dhe jo si shkak i shkarkimit të kaskadave.

 

Përmbytjet nuk kanë asnjë lidhje me kaskadën, me Drinin apo me lëshimin e portave.

 

Sikurse dimë fare mirë që degëzimi apo shkarkimi i Gjatrit apo edhe i Kirit, nuk kanë lidhje me shkarkimin e kaskadave.

 

Por gjithsesi, kjo është fare e sigurt, aty i kanë që të gjithë ekspertët se çfarë intensiteti ka pasur për një periudhë kohë të caktuar.

 

Dhe kjo është fare e qartë, e kanë konfirmuar ekspertë të hidrometeorologjisë të vendit dhe ndërkombëtarë e kanë pranuar të gjithë dhe kanë konfirmuar këtë fakt se nuk është absolutisht e vërtetë që kaskada ka lidhje me këto lloj përmbytje të këtyre ditëve.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...