Shkuesi moderne, mjeku në Amerikë tregon si u gjen gra dhe burra shqiptarëve

Doktori Mario Ademi i ftuar në emisionin ‘Rudina’ në Tv Klan, ka treguar për projektet e tij të ardhshme. Mario dhe gruaja e tij Arta janë bërë të njohur për publikun falë videove të shumta humoristike që ata shpërndajnë në rrjetet e tyre sociale, si edhe për videot këshilluese për një shëndet më të mirë.

 

Së bashku ata kanë ndërtuar edhe një projekt ‘shkesie’, me anë të të cilit njerëzit mund të njohin njëri-tjetrin për të krijuar romanca, një aplikacion i cili mesa duket ka filluar të funksionoj më së miri në krijimin e çifteve të reja.

 

Rudina Magjistari: Nuk e di deri në ç’nivel ka mbërritur, thjesht në të ndihmuarit e njerëzve për t’u njohur? Një lloj ‘shkesie’, nuk e di deri ku keni avancuar dhe ç’keni në plan të bëni me të. E keni quajtur ‘Albanian love matchmaking’, pra le të themi ‘shkesia’ shqiptare, ose kombinimi i shqiptarëve. Më trego pak më tepër si lindi ideja?

 

Mario Ademaj: Bashkë me nusen para 3 viteve bëmë një projekt për të njohur shqiptarët, se është shumë e vështirë sidomos në kohën e rrjeteve sociale, për të takuar shqiptar, sidomos në Amerikë. Merrja mesazhe a më gjën një nuse, a më gjen një burrë. Na lindi ideja para tre katër vitresh, u tham të na nisin informacion për veten e tyre. Unë me nusen jemi ulur 12 rresht dhe sipas kërkesave të tyre…

 

Rudina Magjistari: Bëtë kombinime? Mario Ademaj: Po. Rudina Magjistari: A funksionoi ndonjëri prej tyre? Mario Ademaj: Herën e parë kishim 500 njerëz që na dërguan mesazhe, i lidhëm të shumtët me njëri tjetrin, tani se di, a kanë përfunduar më shumë. Një çift më ftoi vjet te dasma e tyre se do martoheshin në Shqipëri dhe u njohën nga ky projekti jonë.

 

Rudina Magjistari: A sa bukur! Që i keni lidhur ju, i keni takuar ju dhe ata më pas kanë kuptuar se diçka mund të lindte, kanë rënë në dashuri, janë martuar.

 

Mario Ademaj: Unë si përgjigje i thashë keni për të më blerë një palë këpucë të kuqe sipas traditave shqiptare, se të gjeta nuse, i thashë djalit.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...