Policia thotë se 200 kg kanabis të sekuestruara në magazinë ‘u hëngrën nga minjtë’ (fotot)

Policia në Indi u ka vënë sot fajin minjve për shkatërrimin e rreth 200kg kanabis të sekuestruara nga trafikantët, që mbahej në stacionet e policisë.

 

“Minjtë janë brejtës të vegjël dhe nuk tremben nga policia, është shumë e vështirë të mbrosh drogën prej tyre”, u tha në një gjykatë të shtetit indian Uttar Pradesh, kur policisë iu kërkua të jepte provat e sekuestrimeve të drogave.

 

Megjithse justifikimi dukej i ekzagjeruar, gjykatësi përmendi dhe raste të tjera kur marijuana ishte shkatërruar nga brejtësit në magazinë.

 

Zhvillimi vjen pasi gjykatësi Sanjay Chaudhary i kërkoi policisë të tregonin drogën në formë prove, por policia tha se 195kg kanabis “ishin shkatërruar” nga minjtë.

 

Edhe në një tjetër rast të mëparshem në Indi, 386kg droga u raportuan të shkatërruara nga brejtësit.

 

Gjykatësi tha se rreth 700kg marijuane ishin sekuestruar nga stacionet e policisë në Mathura të cilat “rrezikohen nga dëmtimi prej minjve”.

 

Gazetarë kritikë të policisë thoin se justifikimet ishin të pabaza dhe se droga mund të jetë zhdukur si rezultat i korrupsionit mes radhëve të uniformave.

 

Malli i sekuestruar po ruhej për t’u nxjerrë në ankand te grupet mjekësore ose laboratorike për studime kërkimore.

 

Në vitin 2017, në shtetin lindor indian Bihar minjtë përsëri u fajësuan për konsumimin e qindra litrave alkool ilegal i konfiskuar, ndërsa në 2018 brejtësit kishin ngrënë më shumë se 1.2 milionë rupe ($14 000)në kartëmonedha, brenda një automati.

 

 

Dash Sula lë vajin e ullirit te vendi i Ramës: Pije se e ke nga ullinjtë e Saliut

Pasi përfundoi fjalën e tij në seancën parlamentare, deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula mendoi t’ë linte vajin e ullirit në tavolinën e kryeministrit...

Çfarë ndodhi? Ndërpritet në mënyrë të menjëhershme emisioni i gazetarit të njohur në një nga televizionet më të ndjekur: Faji mbetet …

Gazetari Endri Xhafo ka bërë me dije se emisioni i tij, “Log” është ndërprerë në mënyrë të menjëhershme.   Përmes një postimi në rrjetet sociale, Xhafo...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME