Qoftet e Nertila Kokes. Kush i ka provuar ka mbetur pa fjale. Receta

Qofte me couscous dhe perime/ Përbërësit:

200g kungull (1 i vogël ose gjysmë i madh), 1 karotë mesatare, 1 qepë të njomë, 1 tufë majdanoz, 1-2 thelpinj hudhër, 100 gram peksimadhe (thërrime buke), 100 gram couscous (i zier dhe i ftohtë), 100 gram djathë i bardhë, 1 vezë, 2-3 lugë gjelle miell, kripë & piper, vaj misri apo luledielli (për të skuqur qoftet)

 

Përgatitja: Në një tas të madh hedhim kus kusin të cilin e kemi zier më parë. Shtojmë aty kungullin, karotën dhe qepën e njomë, të cilat i kemi grirë në rende imët.

 

Kujdes: kungullin shtrydheni nga lëngu, para se ta hidhni me përbërësit e tjerë. Shtojmë një vezë, kripë dhe piper dhe i përziejmë derisa të krijohet një masë homogjene, njësoj si për qofte. I përziejmë ngadalë dhe më pas shtojmë miellin, djathin dhe majdanozin e grirë imët.

 

E lëmë masën e përftuar të pushojë për 10 minuta, ndërkohë fillojmë përgatitjet për skuqjen e qofteve. Përgatisim qoftet duke i dhënë formë sipas dëshirës dhe i lyejmë me peksimadhe. I vendosim në tiganin e nxehur paraprakisht ku kemi hedhur vajin dhe i skuqim derisa të marrin ngjyrë të artë.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...