“Mungon bashkëpunimi me pushtetin qendror,” Spahia: Shkodranët duhej të ishin njoftuar në kohë për hapjen e portave

Nëse qytetarët në Shkodër do të ishin njoftuar në kohë për hapjen e portave të hidrocentralit, atëherë shumë dëme materiale mund të ishin shmangur. Kështu është shprehur kryebashkiaku i qytetit veriperëndimor, Bardh Spahia në një lidhje direkte me “Radari Informativ” në ABC.

 

Po ashtu, Spahia i cili drejton një bashki e cila historikisht ka votuar djathtas, u shpreh se bashkëpunimi me pushtetin qendror është thuajse inekzistent.

 

Ndërsa bëri të ditur se mbi 2500 Ha tokë ndodhet nën ujë, Spahia u shpreh se në terren duhet një numër i shtuar i trupave të ushtrisë si dhe një numër i shtuar i automjeteve të larta. Deri më tani, sipas tij, janë evakuuar 36 familje me në total 150 anëtarë.

 

“Që prej ditës së djeshme, Shkodra po përballet me një situatë të jashtëzakonshme. Një situatë e paprecedentë për sa i përket shpejtësisë me të cilën u përballëm banorët me këtë përmbytje. Ka pasur një ndryshim të frikshëm të nivelit të ujit që nuk i lejoi të merrnin masa paraprake. Nuk patën mundësi as institucionet për t’i parajmëruar…Mungesë totale informimi nga ana e institucioneve përgjegjëse karshi bashkisë por edhe qytetare të këtyre zonave,” u shpreh kryebashkiaku i Shkodrës.

 

Po ashtu, Spahia theksoi se është urgjente që të ndërhyhet e të krijohet një urë e re mbi Drin pas urat ekzistuese po rrezikojnë jetën e banorëve.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...