“Mbuloj dritaret me plastmasë për të ndaluar të ftohtin”, apeli i të moshuarës: Dua vetëm një dhomë dhe një banjo të vogël

Jeton e vetmuar, por nuk u dorëzua pavarësisht sfidave që i solli jeta. Afërdita Elezi nga Elbasani bëri apel në emisionin “Mendo për Mua” në Fax News, që kushdo ka mundësi ta ndihmojë të ndërtojë një dhomë të vogël dhe një banjo pasi banesa në të cilën ndodhet aktualisht rrezikon ta zërë brenda.

 

Ajo tha se ka kaluar 46 vjet martesë, por fati e deshi që mos të kishin fëmijë dhe pas vdekjes së burrit jeton vetëm. Mes lotësh, ajo thotë se është e detyruar të izolojë dritaret me plastmasë për të përballuar të ftohtin dhe reshjet e shiut.

 

“Kam kaluar mirë me burrin. Fëmijë nuk patëm. 46 vjet e martuar. E doja burrin shofer dhe traktorist dhe ashtu e mora. Vendos plastmasë që mos të hyjë era. Është çarë nga tërmeti. Jo nuk më kanë ardhur. Te dritarja atje lart, kam vënë llamarina dhe kam vënë edhe kartonë. Marr 100 mijë lekë pension, 50 më ikin ilaçe, ujë dhe drita. Të më ndihmojnë për një dhomë të vogël e një banjo, se e kam jashtë, dal me elektrik e shkop e ik atje. Atje lahem.”, tha ajo.

 

Të gjithë ju që dëshironi të ndihmoni Afërditën na kontaktoni në:

 

Instagram: mendo.permua

Facebook: Mendo per mua

Mob: 069 45 45 454

Email: fondacionihysenbelli@gmail.com

Te dhënat bankare:

Credins bank, Rruga “Vaso Pasha’, Nr.8, Tiranë

Swift code: CDISALTR

Iban: Në Lekë (AL72 2121 1009 0000 0000 0147 5204)

Në Euro (AL62 2121 1009 0000 0000 0176 9876)

Paypal: fondacionihysenbelli@gmail.com

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...