Kam qarë një natë po dhe një natë jo”! Roza Lati flet për anën tjetër të jetës së saj përtej fotove të instagramit

Teksa kudo përflitet si një person që vetēm bën qejf, Roza Lati vendosi që t’iu përgjigjet të gjithë kritikëve të rrjeteve sociale.

Ajo ndodhet momentalisht në Maldives së bashku me partnerin e saj, teksa ka vendosur të bëjë një status të gjatë për ndjekësit.

 

“Për të gjithë ata që më shkruajnë që kam lindur për qejf, që e kam në terezi dhe bla bla bla… Tetori dhe Nëntori kanë qenë dy muajt më të vështirë për mua psikollogjikisht dhe fizikisht. Ti nuk e ke iden sa rrija pa ngrënë bukë se më prehej oreksi nga stresi. Unë që e manovroj gjendjen e ankthit me meditimin të pemët… as Pemët s’po më bënin më derman për ankthin që s’po më lëshonte.

 

Kam qarë e qarë… një natë po e një natë jo…. Por të gjitha këto nuk mund ti shprehësh në instagram. Se fundja secili ka hallet e veta. Por e rëndësishme është që… Puna aty është gjithmonë. Stresi aty është gjithmonë. Me çfarë ka shkruar Zoti nuk lufton dot. Thjesht shkëputu.

 

Turn it OFF. Zhduku. Merr veten. Recharge. Trupi jonë, truri jonë, janë tempulli që ne nuk e ndërrojme dot kurrë. Dhe duhet të kujdesemi. Boll me inboxe idjote dhe xhelozie. Shkruaj një “E Meriton o Roza” dhe jemi ne rregull. Ose nëse s’ke koment të mirë, mos shkruaj fare. Madje madje, ndihuni të lirë të bëni unfollow po qe se ti vrava sytë. Flm. Klm. Rsp”-shkruan ajo.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...