Aktori Shkodran: “Humori i sotëm ka shumë bαnαlίtet, aktorët vet flasin vet qeshin”

Aktori i njohur i njohur i humorit, Edmond Halili, është padyshim një ndër aktorët më të mëdhenj të kinematigrafisë shqiptare,

 

i cili ka luajtur më shumë se 200 role, ku shumë prej batutave të tij mbahen mend dhe përdoren shpesh edhe në ditët e sotme nga shqiptarët.

 

I ftuar në emisionin “Të Harruarit” me Hilda Gorricën në Syri Tv, Halili shprehu pakënaqësitë dhe defektet e aktorëve të sotëm duke thënë se janë vetë ata që qeshin në momentin që mbarojnë batutën dhe jo publiku.

 

Gjithashtu ai shtoi se audienca është në ulje për shkak se batutat e sotme mbartin tepër bαnαlίtet e për këtë arsye shqiptarët zgjedhin mos ta ndjekin më humorin.

 

“Batutat e ditës së sotme nuk mbahen mend sepse edhe nuk i shohin me thënë të drejtën, sepse po flitet se ka shumë bαnαlίtet, mirëpo këtë bαnαlίtet ne shqiptarët nuk është se e pëlqejmë shumë.

 

Kanë edhe një defekt tjetër, nga ana ime po e them botërisht, ndoshta ata e marrin ndaç për mirë ndaç për keq, vetë flasin e vetë qeshin.

 

Në kulmin e interpretimit ja fusin një gajasje, e shohin që nuk qesh spektatori dhe ky qesh me bë edhe ate me qesh, dhe qeshin edhe ata, kot. Unë i këshilloj që të bëjnë humor, ta lenë partnerin që të flasë, ta mbarojë partneri batutën pastaj lerja spektatorit, s’ke nevojë me qesh ti”./syri.net

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME