Dramatike është situata në Kuç të Shkodrës, ku shumë banesa gjenden në ujë për shkak të përmbytjeve.
Shumë banorë kanë lënë banesat gjatë natës, ndërsa vijon ende evakuimi nga ana e Ushtrisë, e cila ndodhet në terren. Levizja në këtë fshat, që është nën ‘pushtetin’ e ujit, bëhet me varka dhe me mjete të larta të ushtrisë.
Gjithashtu një mjet i ushtrisë mbeti i bllokuar në një kanal të fshatit Kuç.Nderkohe banoret shprehen se situata eshte mjaft kritike.
Administratori i Njesisë Gur i Zi Pjerin Marku thote se situata paraqitet shume problematike ku deri tani jane rreth 500 ha toke nen uje.Marku tha se ka edhe nga ata banore që nuk kanë dashur të evakuohen.
Ndërkohë, që personat e sëmurë janë larguar nga banesat e tyre gjatë mbrëmjes, bashkia ka vënë në dispozicion disa ambientet në përdorim të saj, për të strehuar banorët e prekur nga këto përmbytje.