KESH hapi portat/ 590 banesa të përmbytura në Shkodër, situatë e jashtëzakonshme

2405 hektarë tokë dhe 590 banesa janë përmbytur në Shkodër gjatë natës së kaluar, për shkak reshjeve të dendura të shiut dhe shkarkimeve të hidrocentraleve.

 

Ky është bilanci, që tregon edhe njëherë papërgjegjshmërrinë e kësaj qeverie. Autoritetet njoftojnë se hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën 08:00, shënoi kuotën 7.58 m, ndërsa hidrometri i lumit Drin shënoi kuotën 7.60m, nga 7.50 m që është maksimumi.

 

Deri më tani raportohet se janë evakuuar më shumë se 50 familje në fshatrat Gur I Zi, Bërdicë etj.

 

Shtëpi me prezencë uji në oborre dhe ne brendësi të banesave gjithsej 590 banesa; Guri I Zi 250 banesa; Bërdicë 210 banesa prej tyre 40 biznese; Lagja Nr.4, 30 banesa; Lagja nr. 1, 100 banesa.

 

Ndërkohë shumë familje, kanë shkuar pranë të afërmve të tyre derisa situata të përmirësohet.

 

Kujtojmë se reshjet e dendura të shiut bënë që KESH të hapë kaskadën e Drinit një ditë më parë në pamundësi për të eksportuar energjinë, ndërsa vazhdonte me importin e saj me çmime të larta pavarësisht përmirësimit të situatës hidrike në vend.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...