KESH hapi portat/ 590 banesa të përmbytura në Shkodër, situatë e jashtëzakonshme

2405 hektarë tokë dhe 590 banesa janë përmbytur në Shkodër gjatë natës së kaluar, për shkak reshjeve të dendura të shiut dhe shkarkimeve të hidrocentraleve.

 

Ky është bilanci, që tregon edhe njëherë papërgjegjshmërrinë e kësaj qeverie. Autoritetet njoftojnë se hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën 08:00, shënoi kuotën 7.58 m, ndërsa hidrometri i lumit Drin shënoi kuotën 7.60m, nga 7.50 m që është maksimumi.

 

Deri më tani raportohet se janë evakuuar më shumë se 50 familje në fshatrat Gur I Zi, Bërdicë etj.

 

Shtëpi me prezencë uji në oborre dhe ne brendësi të banesave gjithsej 590 banesa; Guri I Zi 250 banesa; Bërdicë 210 banesa prej tyre 40 biznese; Lagja Nr.4, 30 banesa; Lagja nr. 1, 100 banesa.

 

Ndërkohë shumë familje, kanë shkuar pranë të afërmve të tyre derisa situata të përmirësohet.

 

Kujtojmë se reshjet e dendura të shiut bënë që KESH të hapë kaskadën e Drinit një ditë më parë në pamundësi për të eksportuar energjinë, ndërsa vazhdonte me importin e saj me çmime të larta pavarësisht përmirësimit të situatës hidrike në vend.

(Video) Gazetari shqiptar bën gafën e madhe, ngatërron Eli Farën me ish-Missin nga Kosova

Gazetari shqiptar, Isli Islami “e ka ngatërruar” ish-missin Afërdita Paçaradën me këngëtaren Eli Fara.   Teksa ka uruar kolegun e tij Olti Currin për eksperiencën e...

Arjon Muça i zuri vendin në Top Channel? Ish-konkurrenti i Për’puthen habit me deklaratën

Bruno Shemsho, modeli dhe ish konkurrenti i Për’puthen ishtë i ftuar këtë javë në #Expuls nga Ronaldo Sharka në RTV Ora.   Ndër të tjera, Ronaldo...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME

Arjon Muça i zuri vendin në Top Channel? Ish-konkurrenti i Për’puthen habit me deklaratën

Bruno Shemsho, modeli dhe ish konkurrenti i Për’puthen ishtë...

Ekskluzive/ Zbulohet gjyqi mes Olsa Muhametit dhe Vera Grabockës

Bruno Shemsho, modeli dhe ish konkurrenti i Për’puthen ishtë...

Jeni në dilemë? Ja ku mund të shkoni për pushime

Guidier, Lyto Alliu në një intervistë për emisionin “Jeto...