Ja si të kuptosh nëse dikush po të dëgjon kur flet, apo bën sikur…: Shiko bebzat e syrit, ato nuk gënjejnë

Të mbërthγer në një bisedë të mërzitshme? Kini kujdes duke treguar interes. Ekziston një detaj i fytyrës suaj që është një termometër besnik i përfshirjes dhe vëmendjes: lëvizjet e bebëzave.

 

Kur dëgjojmë, këto zgjerohen dhe tkurren në unison me ato të folësit: kjo ndodh veçanërisht kur fjalimi arrin kulmin e emocioneve dhe ndjeshmëria me bashkëbiseduesin është më e fortë. “Vallëzimi” i koordinuar i reflekseve të bebzave është më i madhi me folësit më shprehës.

 

Bebëzat i përgjigjen sasisë së dritës që prek syrin, por jo vetëm. Hulumtimet e kaluara kanë treguar se ato zgjerohen me shpejtësi edhe kur ne jemi duke analizuar segmente të reja informacioni.

 

Studiuesit në Universitetin e Dartmouth (SHBA) tani kanë shfrytëzuar këtë fenomen për të matur ndjeshmërinë dhe angazhimin emocional gjatë dëgjimit.

 

Eksperimenti, i cili përfshiu 18 studentë, pa disa nga vullnetarët të angazhoheshin në një fjalim autobiografik, të filmuar dhe disa në rolin e dëgjuesve. Lëvizjet e çdo bebze u regjistruan me një sistem infra të kuqe të gjurmimit të syve. Një grup “i pavarur” vullnetarësh vlerësuan momentet më emocionuese të videove të ndryshme.

 

Më pas u krahasuan ritmet e zgjerimit të bebzave të folësve dhe dëgjuesve: në momentet e kulmit emocional, kur vëmendja e ndërgjegjshme e “audiencës” ishte maksimale, reflektimi i bebzave midis bashkëbiseduesve dukej shumë i koordinuar, edhe nëse të dy ata shiheshin përmes një ekrani.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME