“Emri jot nuk vdes kurrë”/ Dedikime rrëqethëse për babë e bir, që humbën jetën në Bogë

Janë të shmuta postimet në rrjetet sociale për Petrit(Pjetër) dhe Jason Rushaj,

 

babë e bir, që humbën jetën ditën e djeshme në Bogë të Shkodrës, pasi rrjedha e ujit mori para makinën me të cilën ata po udhëtonin.

 

Petrit Rushajka qenë një biznesmen i njohur në zonë dhe humbja e tij dhe e djalit të mitur ka hidhëruar shumë persona.

 

“Na e coptuat zemren Petrit Rushaj Jason Rushaj! Vdekja e pabese nuk pytka per mirsine e kesaj bote! Emri jot nuk vdes kurrë, do ju kujtojme tan jeten. Krishti u paste ne Parrize! Ngushellime familjes, shoqnise, Pultit e tane Shkodres per ket humbje kaq te madhe!” -shkruan një mik i tij.

 

Pushofsh në paqe Petrit Rushaj, ngushëllime familjarëve dhe të afërmve për këtë tragjedi dhe dhimbje kaq të madhe. Petrit Rushaj ka qenë një frymëzim jo vetëm për krahinën e Pultit por edhe për mbarë Dukagjinin.

E kam njohur prej shumë vitesh dhe kam marrë pjesë në shumë prej aktiviteteve të organizuara prej këti burri të Dukagjinit me plotë energji dhe vullnet për të punuar për vendlindjen e tij. Past dritë dhe pushoftë në paqe, Zoti i forcoftë familjarët të afërmit dhe të gjithë shokët dhe dashamirësit e tij.” – shkruan një tjetër.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...