“E mbyti 5 herë në 13 muaj”, Braçe: Berisha është i fundit që mund të flasë për përmbytjet në Shkodër

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka reaguar pas akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili bën përgjegjës qeverinë për përmbytjet në Shkodër.

 

Përmes një postimi në “Facebook, Braçe thotë se Berisha për shumë arsye është i fundit që duhet të flasë për përmbytjet në Shkodër.

 

Braçe i ka përmendur permbytjen e vitit 2010, kur Berisha ka qene kryeministër. Më tej ai thekson se në një situatë të tillë nuk është koha për të folur, por për të ndihmuar njerëzit në nevojë dhe për të ngushëlluar familjen Rrushaj të cilët ditën e djeshme humbën dy personat e shtrenjtë pasi automjeti me të cilin babë e bir po udhëtonin u rrëmbye nga përroi.

 

Postimi i plotë:

 

SALIH BERISHA-AI I PERHERSHMI,

 

ESHTE I FUNDIT QE MUND TE FLASE PER PERMBYTJET NE SHKODER!

 

E dini pse?

 

E para, E MBYTI SHKODREN 5 HERE NE 13 MUAJ;

 

E dyta, NUK BERI ASGJE NE SHKODER KUNDER PERMBYTJEVE, ZERO.

 

Shiheni videon nga GOOGLE, ka dy gjera te qarta;

 

ZONA E PERMBYTUR eshte thuajse TOKE E LUMIT dhe, me keto rreshje, me keto plota eshte e rrezikuar perhere;

 

UJI NUK KA HYRE NE qytet sic ne 2010 e vijim 5 here rresht, PER SHKAK TE UNAZES SI ARGJINATURE QE SALIH BERISHA NUK JA BERI KURRE SHKODRES;

 

E NDERTOI KJO QEVERI!

 

Nese duhet te flase, ta nise nga kjo!

 

Natyrisht, KOHA NUK ESHTE PER TE FOLUR; KOHA ESHTE PER TE NDIHMUAR NJEREZIT NE NEVOJE; KOHA ESHTE EDHE PER TE NGUSHELLUAR FAMILJEN RRUSHAJ PER HUMBJEN E TMERRSHME TE SAJ!

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME