UJI I HYRI NË SHTËPI, 64- VJEÇARJA I KËRKON NDIHMË BASHKISË

Nga Nereida Vitoja

 

Sanije Murati është 64 vjeçarja nga qyteti I Shkodrës që prej mbrëmjes së të shtunës përballet me prezencën e ujit në shtëpinë e saj.

 

Uji që vjen nga kodrat e Tepes shkarkohet në oborrin e saj duke vështirësuar edhe më tepër kushtet në të cilat jeton.

 

Ajo ka kërkuar ndihmë pranë bashkisë Shkodër por ende nuk ka marrë zgjidhje. E moshuara kërkon që bashkia Shkodër ta ndihmojë me zgjidhjen e këtij problemi të përsëritur.

 

E moshuara ka ndërhyrë privatisht për zgjidhjen e këtij problemi, por përpjekjet kanë qenë të pamjaftueshme. Ndërkohë që pas situatës së krijuar së fundmi, kërkon ndërhyrje të specializuar nga bashkia Shkodër.

 

 

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME