Shumë shpejt do të nisë/ Arbana Osmani njofton se kur fillon ‘Big Brother’

Ndonëse është thënë se do të nisë “shumë shpejt”, deri më tani nuk kishte një datë konkrete për fillimin e spektaklit “Big Brother Vip.”

 

Por me sa duket Big Brother Vip Albania do të vijë në shtëpitë e të gjithë shqiptarëve mbrëmjen e Krishtlindjeve.

 

“Vip Magazine” raporton se konkurrentët e dytë të edicionit të reality show-t të ndjekur në Shqipëri do të futen në shtëpinë më të famshme mbrëmjen e 24 Dhjetorit.

 

Shtëpia ku ata do të qëndrojnë do të vijë e rikonceptuar me një arredim ndryshe dhe punimet për të produktin final tashmë janë drejt përfundimit, shton e njëjta media.

 

Arbana Osmani mesa duket do të ketë një javë mjaft intensive, në prag të festave duke qenë se po në të njëjtën periudhë do të jetë në drejtimin e Festivalit të RTSH, i cili përfundon vetëm pak ditë para se të startojë Big Brother.

 

Së fundmi edhe moderatorja e konfirmuar e programit, Arbana Osmani, ka ngacmuar ndjekësit me një postim në Instagram-in e saj. Ajo ka pozuar me një zarf të madh të kuq dhe një të zi, të cilët përdoren gjatë reality-show-t kur bëhet fjalë për surprizat e banorëve. Ditën e djeshme Arbana konfirmoi se spektakli nis para festave të fundvitit, ndërsa shtoi se do të transmetohet dy herë në javë.

“Ishte për t’u bërë”/ Klodiana Lala zbardh detaje nga biseda e truprojës me agresorin që goditi Berishën

Gazetarja Klodiana Lala mbrëmjen e sotme ka dhënë detaje lidhur me sulmin ndaj Sali Berishës nga i riu Gerti Shehu.   Ajo deklaroi se pas një...

Fituesi merr 200 mijë euro, nisin skenat me pullë të kuqe në ‘Big Brother Vip Kosova’

Ka startuar spektakli i madh i “Big Brother VIP Kosova”, në shtëpi janë futur 15 banorë. Banorët kanë filluar duke u ambientuar me shtëpinë.   E...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME

Arjon Muça i zuri vendin në Top Channel? Ish-konkurrenti i Për’puthen habit me deklaratën

Bruno Shemsho, modeli dhe ish konkurrenti i Për’puthen ishtë...

Ekskluzive/ Zbulohet gjyqi mes Olsa Muhametit dhe Vera Grabockës

Bruno Shemsho, modeli dhe ish konkurrenti i Për’puthen ishtë...

Jeni në dilemë? Ja ku mund të shkoni për pushime

Guidier, Lyto Alliu në një intervistë për emisionin “Jeto...