Shteti shqiptar bleu 3 MLN € energji javën e shkuar, sot KESH hap portat e HEC-eve

Situata e reshjeve në vend ka arritur një nivel alarmant.

 

Qytetet kryesore të vendit si Shkodra e Durrësi ku situata është më e rënduar, janë vënë nën pushtetin e reshjeve e automjetet dhe bizneset kanë marrë dëme të konsiderueshme. Durrësi është bërë njësh me detin, ndërsa në Shkodër nje automjet eshte rrembyer nga rrjedha e ujit ne Malesi te Madhe ku edhe nuk dihet fati i babe e bir. Por nga ana tjeter qytetarët kanë nisur të lundrojnë me varka.

 

Pavarësisht dëmeve që kanë bërë, reshjet e shumta në vend kanë zgjidhur problemin kryesor të krizës së shpikur nga qeveria për energjinë elektrike. Prurjet në HEC-et e vendit janë të konsiderueshme duke bërë që Shqipëria jo vetëm të mos ketë ndërprerje por të dalë në treg për të shitur energji.

 

Në Vaun e Dejës pritet të hapen portat e hidrocentralit pasi prurjet janë 4000 metra kub në sekondë. KESH ka blerë energji një javë më parë në shumën 3 Milionë Euro duke e ditur se këtë javë reshjet do të ishin të dendura dhe po shkarkon HEC-et duke mos lënë mundësi grumbullimi për rezervat ujore për shitje energjie.

 

E dini se ç’do të thotë kjo? Mbushje xhepash për qeverinë me njoftimin e vendosjes së fashës 800 kwh nga OSHEE.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...