Që 1-muajshe përfundoi në jetimore, vajza kujton takimin e parë me nënën: M’u duk e huaj, nuk ndieja dashuri

Sofika nuk është rritur në një familje, në një shtëpi apo të ketë njohur ngrohtësinë e nënës apo babait.

 

Që kur ishte vetëm 1-muajshe, ajo ka qëndruar në Shtëpinë e Fëmijës në Vlorë, rrëfen Sofika për “Ka Një Mesazh Për Ty” nga “E diela shqiptare” në Tv Klan. Ajo nis të tregojë historinë e saj dhe arsyen pse përfundoi në jetimore kur në fakt, të dy prindërit i kishte gjallë.

 

Sofika: Jam rritur në befotrofin e Vlorës ose thënë ndryshe, Shtëpia e Fëmijës në Vlorë. Aty kam shkuar që 1-muajshe. Personi që më ka çuar ka qenë gjyshja nga ana e mamit, e cila ka ndërruar jetë për fat të keq.

 

Ardit Gjebrea: Që 1-muajshe ke shkuar në befotrof?

 

Sofika: Po. Atëherë ajo e pa si mundësi që të më çonte aty, si mundësi të mirë sepse nëse unë nuk do kisha atë, unë do kisha ngelur fillikat në rrugë dhe nuk e di se çfarë rrjedhe do kishte marrë jeta ime. Por jam falenderuese Zotit që më solli një njeri kaq të veçantë si puna e saj.

 

Sofika e kujton gjyshen me shumë mall, thotë se me të kishte marrëdhënie shumë të mirë. Prindërit e saj kishin bashkëjetuar, por më pas erdhi në jetë Sofika dhe nuk mundeshin ta mbanin. Kur kujton nënën, psherëtin dhe fjalët i humbasin, teksa tregon plagët që i shkaktoi marrëdhënia me të.

 

Sofika: Si fillim nuk kisha raport të mirë me atë.

 

Ardit Gjebrea: Kur e njohe për herë të parë mamanë?

 

Sofika: Për herë të parë kishte ardhur te jetimorja të më takonte.

 

Ardit Gjebrea: Sa vjeçe ishe ti?

 

Sofika: Unë isha e vogël, besoj 9 vjeçe mos u gabofsha. Më kishin thënë që “mamaja jote po të kërkon, të ka kërkuar, të gjeti”, unë nuk e ndieja atë dashurinë dhe nuk e njihja as si person dhe si fytyrë. Kur erdhi në fillim te jetimorja, m’u duk si një person i huaj. Por ka qenë drejtoresha e jetimores që më ka qëndruar pranë shumë dhe stafi, por më shumë ajo.

 

Ardit Gjebrea: Dëgjo, kur të thanë në momentin e parë që do takosh mamanë, si e përjetove?

 

Sofika: Ishte muhabeti kështu. Vajta te zyra e saj, ishim me ish-drejtoreshën. Ajo aty filloi të prekej dhe unë kisha një raport shumë të ftohtë me të, nuk doja që t’i afrohesha, i rrija larg. Ajo donte të më përqafonte, të më bënte për vete, por qëndrimi im ishte…

 

Ardit Gjebrea: Ti nuk ndieje gjë.

 

Sofika: Jo.

 

Ardit Gjebrea: Pastaj të bëri për vete?

 

Sofika: Me kalimin e… derisa isha te jetimorja, jo.

 

Ardit Gjebrea: Fare. Ajo çfarë jete kishte, ishte martuar, kishte fëmijë të tjerë?

 

Sofika: Përveç meje, kam edhe 2 vëllezër të tjerë, njërin e kam me biologjikun, ndërsa tjetrin e kam nga ana e mamit.

 

Ardit Gjebrea: Ndërkohë mami vinte, të merrte për shembull në fundjavë siç është tradita?

 

Sofika: Mami im më thoshte që gjatë periudhës së pushimeve të beharit që “do vij të të marr” më thoshte kur isha e vogël dhe unë bëhesha gati, mendoja se ajo do vinte, por ajo gjithmonë më gënjente, nuk është se vinte. Dilja me çantën, e prisja aty jashtë te dera e jetimores dhe kjo gjë më dhimbte shumë, ka qenë një ndër arsyet pse unë jam ftohur me të. Duke ardhur në fillim mendova se mos ndoshta ajo kishte ndryshuar mendjen për mirë, por duke qenë se e pashë edhe më shumë nga kjo situata, vendosa që t’i largohesha akoma dhe më shumë. Vinte më takonte prapë, por nuk ka pasur asnjë ndryshim. Ka qenë diçka që unë e kam kaluar dhe nuk dua ta kujtoj.

Horoskoi ditor, e marte date 7 dhjetor 2022

Horoskopi Paolo Fox Dashi: Afërdita pakamsa e trazuar ju fton të kushtoni më shumë vëmendje në dashuri, sepse këtë të mërkurë 7 mund të...

Jeni në dilemë? Ja ku mund të shkoni për pushime

Guidier, Lyto Alliu në një intervistë për emisionin “Jeto me Orën” në RTV Ora foli rreth destinacioeve që mudn të zgjedhim për të pushuar...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME

Arjon Muça i zuri vendin në Top Channel? Ish-konkurrenti i Për’puthen habit me deklaratën

Bruno Shemsho, modeli dhe ish konkurrenti i Për’puthen ishtë...

Ekskluzive/ Zbulohet gjyqi mes Olsa Muhametit dhe Vera Grabockës

Bruno Shemsho, modeli dhe ish konkurrenti i Për’puthen ishtë...

Jeni në dilemë? Ja ku mund të shkoni për pushime

Guidier, Lyto Alliu në një intervistë për emisionin “Jeto...