VIDEO/ POLICIA EVAKUON 2 FAMILJE NË LAGJEN AJASEM, NË SHKODËR

Shkodër/Policia evakuon 2 familje që ishin izoluar nga uji, për shkak të situatës së krijuar nga moti i keq.

 

Grupi i evakuim-shpëtimit dhe grupi alpin i FNSH Shkodër, pas marrjes së njoftimit se në lagjen Ajasem, në Shkodër, dy familje ishin zoluar nga uji dhe se njëri prej pjesëtarëve të familjeve ishte i sëmurë dhe kishte nevojë për ndihmë mjekësore,

 

janë nisur menjëherë në drejtim të tyre, së bashku me mjetet lundruese që FNSH ka në dispozicion për rastet e evakuim-shpëtimit.

 

Falë ndërhyrjes në kohë, shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur evakuimin e pjesëtarëve të të dyja familjeve, si dhe dërgimin në spital, të njërit prej tyre, i cili pas ndihmës mjekësore u dërgua në banesën e të afërmve të tij.

 

Nisur nga situata e krijuar, të gjitha shërbimet e Policisë së Shtetit në të gjithë vendin kanë kaluar në shërbim të përforcuar dhe janë në gatishmëri për t’iu ardhur në ndhmë banorëve, në rast nevoje.

 

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...