Luana Vjollca bën deklaratën e habitshme dhe ankohet se: ‘Besi dhe Olsi paguhen më shumë sesa unë’!

Në puntatën e sotme të “Zemër Luana”, Luana Vjollca ka bërë një deklaratë të papritur. Ajo ka zbuluar pak nga rroga e Bes Kallakut dhe Olsi Bylykut.

 

Por si nisi e gjitha? Olsi bëri një rrëmujë të vogël në studio e menjëherë Besi tha: “I shkreti është edhe pa rrogë”. Direkt reagoi Luana, tha se djemtë paguhen shumë e kanë rroga të mira. Madje, moderatorja tha se ata paguhen më shumë se ajo.

 

A ishte një deklaratë e vërtetë kjo?

 

Por le ta rikthejmë vëmendjen tek Luana.

 

“A je e dashuruar”, kjo është pyetja që shumë persona ngrenë rreth Luana Vjollcës, duke pasur parasysh edhe faktin se ajo është mjaft hermetike për jetën e saj private.

 

Por së fundmi Luana iu përgjigj kësaj pyetjeje. Megjithatë, nëse prisni të pranojë se ka dikë në krah, e keni gabim. Luana thotë se është e dashuruar me punën. Këtë deklaratë e bëri në kuadër të pyetjeve që ka marrë nga ndjekësit e saj lidhur me emisionin e ri që nis në Klan TV.

 

“Jam shumë shumë shumë e dashuruar domethënë, e rikuptova në këtë sezon që jam shumë e dashuruar… me punën.”, u shpreh Luana.

 

Moderatorja Luana Vjollca prej kohësh është përfolur se është në një lidhje dashurie me biznesmenin nga Kosova, Krenar Çoçaj, megjithëse asnjëri prej tyre nuk e ka pranuar publikisht këtë gjë. Luana është shprehur gjithmonë se nuk do të flasë për jetën private sepse ajo i përket vetëm asaj. Ndërsa në media shpesh kanë qarkulluar lajme ndarjeje, ribashkimi apo edhe martese, Luana ka zgjedhur gjithnjë të heshtë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...