Kush është biondja e huaj që u fut mes çiftit?! Alfio harron përfundimisht moderatoren e njohur shqiptare, nis pushimet në Dubai me vajzën misterioze!

Alfio Rrotani prej disa ditësh është në qendër të mediave rozë, teksa po komentohet për ndarjen nga moderatorja, Fatma Methasani, të cilën e konfirmoi përmes një postimi në “Instastory”.

 

 

Teksa në media shpërtheu lajmi se ishte pikërisht kuzhinieri ai që e kishte tradhtuar partneren e tij, Alfio pak u shqetësua nga këto lajme. Dhe fakti është që këtë herë ai shfaqet në Dubai.

 

 

Por, ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen e të gjithëve është vajza bionde që e shoqëron. Alfio e quan shoqe dhe e ka etiketuar profilin e saj, por të gjithë e lidhën këtë imazh me “fajtoren” për ndarjen.

 

Vajza në fjalë, duket se nuk është shqiptare, por të shumta kanë qenë pyetjet nëse është kjo personazhi i tretë në historinë e tij dhe të Fatmës.

 

Nga një vizitë e shkurtër në rrjetet e saj sociale, biondja krah Alfios duket se e kalon pjesën më të madhe të kohës në Dubai dhe pak lidhje ka me Shqipërinë. Nuk dihet se ku ajo dhe Alfio janë njohur, aq sa tashmë, në kulmin e thashethemeve për një të tretë, ata dalin publikisht nën shoqërinë e njëri-tjetrit.

Fatma dhe Alfio i kanë dhënë fund lidhjes prej disa muajsh si pasojë e tradhtisë së kuzhinierit ndaj moderatores. Në janar të 2020, çifti u bënë prindër të një djali, të cilin e quajtën Noah.

 

Prindërit e Noah janë njohur në ambientet e televizionit ku punonin të dy. Duke qenë pjesë e të njëjtit televizion, ata kalonin goxha kohë bashkë.

 

“Lexonim lajmet, thashethemet bashkë, ndoshta ndihmuan që të ishim bashkë”, tregonte çifti asokohe.

 

Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë, Fatma festoi ditëlindjen e saj të 28. Ajo zgjodhi që këtë ditëlindje ta kalojë jashtë vendit, në Zvicër, dhe sigurisht në sy ra mungesa e Alfios. Shpeshherë, familja postonte në rrjetet sociale foto nga më të ëmblat së bashku, të cilat merrnin komplimente të shumta nga ndjekësit.

 

Deri më tani ata nuk kanë fshirë asnjë postim dhe vazhdojnë të ndiqen ende në “Instagram”. Nuk dihet ende saktësisht nëse çifti i kanë dhënë fund përfundimisht lidhjes apo thjesht po kalojnë një krizë në marrëdhënie.

 

Por, duket se dy personazhet kanë zgjedhur të mos reagojnë, duke shtuar edhe më shumë dyshimet se gjithçka ka përfunduar për ta. Kuzhinieri i njohur ka zgjedhur të publikojë një foto të të birit, me një premtim që në dukje ngjason sikur është një mënyrë për të konfirmuar ndarjen nga partnerja.

 

“Si babai yt të premtoj se do të jem gjithmonë në një nga tri vendet, para teje për të brohoritur, pas teje për të ruajtur shpinën, ose pranë teje për të mos qenë vetëm”, shkruan Alfio në postimin e tij.

 

Nga ana tjetër, Fatma ka zgjedhur të heshtë deri më tani, duke u fokusuar tek angazhimet e saj, por edhe tek roli si mama i Noah të vogël.

 

Nga ajo që kemi mundur të mësojmë, moderatorja ka marrë vesh tradhtinë e partnerit të saj, që ka zgjatur disa muaj dhe ka vendosur të largohet nga shtëpia, duke mos e falur.

 

Që prej asaj dite, gjithçka duket e ngrirë mes të dyve, që vijojnë të ndajnë së bashku vetëm angazhimet si prindër, duke i dhënë fund lidhjes së gjatë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...