“Do më lësh në rrugë?”, vajza e divorcuar i kërkon nënës strehim: Jam me halle me probleme ku të shkoj me 2 fëmijë

Arbëresha ka sjellë në “Shihemi në Gjyq” nënën e saj, Riven.

 

Gjatë prezantimit të dy zonjave në këtë rubrikë të “E diela shqiptare” në Tv Klan, Arbëresha u shpreh se ndihet e mohuar nga nëna e saj. Ajo i kërkon Rives që ta strehojë së bashku me dy fëmijët, por nëna kundërshton dhe i mbyll derën e shtëpisë.

 

Arbëresha: Këtu e 8 vjet jam e ndarë. Kam qenë e martuar 28 vjet me Altin Gropa.

 

Eni Çobani: Është mbiemri i tillë, nuk është se ju ia vini…

 

Arbëresha: Jo, jo Gropa.

 

Eni Çobani: Respekte!

 

Arbëresha: Siç ka mbiemrin, më ka groposur fundësisht me gjithë fëmijët e mi. kam dy vajza. Kam 22 vjet që jetoj në Greqi. Në këto 22 vjet fëmijët i pata lënë te nëna ime. Njërën, vajzën e madhe te nëna ime dhe vajzën e vogël te vjehrri im dhe te njerka e ish-burrit tim. Me shumë probleme, me shumë halle, jam kthyer tani dhe dua që të shkoj te nëna ime. Nëna ime nuk më hap derën e shtëpisë.

 

Eni Çobani: Arsyeja? Se është shumë e rëndë, besoj, për Riven ta dëgjojë këtë fjalë.

 

Arbëresha: Po, është shumë e rëndë. Arsyeja është se unë nuk kam ku të shkoj zonja Eni. Jam në mes të rrugëve. Jam kthyer përkohësisht tani në Shqipëri, por nuk kam ku të jetoj sepse nuk po gjej as edhe një rrugëzgjidhje. Kam 8 vjet që jam ndarë dhe nuk po gjej rrugëzgjidhje as me shtet, as me…

 

Riva e ndërpret dhe pas përshëndetjes, nis të tregojë anën e saj të historisë.

 

Riva: Ajo kërkon një rrugëzgjidhje nga unë, por unë nuk e zgjidh dot atë se unë kam një shtëpi, kam djalin, kam nusen, kam edhe tre fëmijë dhe nuk kam vend ku ta fus atë.

 

Arbëresha: Po pse unë çfarë jam, nuk jam fëmija jot?

 

Riva: Nuk kam vend.

 

Arbëresha: Si nuk ke vend? Atje në atë shtëpi nuk jemi rritur, në atë shtëpi nuk kemi jetuar derisa u martova?

 

Riva: Unë të rrita, të martova, t’i mbajta dhe dy fëmijët, t’i mbajta deri në 7 vite të dy fëmijët. Tani nuk kam mundësi më.

 

Arbëresha: Ke detyrime. Do më lësh në rrugë? Apo të iki të ngelem në rrugë me dy fëmijët e mi, të vritem me ish-burrin tim në shtëpi?

 

Problemi mes nënës dhe vajzës të cilat ndodhen përballë njëra-tjetrës në “Shihemi në Gjyq”, rubrikën nga “E diela shqiptare” në Tv Klan sapo është thelluar edhe më. Përveç faktit që Riva nuk pranon ta marrë vajzën e saj, Arbëreshën në shtëpi, kjo e fundit nxjerr një detaj të ri.

 

Riva ishte në dijeni të parave me fajde që ish-bashkëshorti i Arbëreshës kishte marrë nga një person që tani ka ndërruar jetë. Bëhet fjalë për një shumë prej 20 mijë Eurosh dhe Arbëresha i kërkon llogari nënës për këtë. Ajo i përmend të gjithë jetën e mundimshme dhe vështirësitë që ka duruar gjatë martesës, ndërsa tregon edhe një episod tronditës.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME

Të moshuarit i rrëzohen frutat e perimet në rrugë, djali ndalon makinën dhe e ndihmon

Shpesh herë jemi mësuar të dëgjojmë vetëm për akte...

Shokohet vajza pasi ndahet! Ish i dashuri i dërgon faturat e harxhimeve: Mi paguaj…!

Të gjithë e dimë se marrëdhëniet janë një investim...

Do festonte datëlindjen sot, Aida Shtino rrëqeth: Po kalon i pesti vit pa ty, do pi me foton tënde

Aida Shtino është një ndër moderatoret më të njohura...