Çudirat shqiptare/ Mjeku i dhëmbëve që “shëron” sëmundjet me lëng frutash, zbulohet se…

Ekipi i “Piranjave” ka zbuluar skemën e mashtrimit të një stomatologu në Vorë, i cili premton shërim të sëmundjes së kancerit nëpërmjet konsumimit të një lëngu me fruta pylli.

 

Bëhet fjalë për mjekun ”shenjtor” Halil Hazifi, i cili ka reklamuar produktin e tij madje dhe në emisione televizive, duke thënë para shqiptarëve se lëngu me fruta pylli ka veti që zvogëlojnë deri në zhdukje masat tumorale.

 

“Piranjat” shkuan te dyqani në Vorë për të investiguar rastin.

 

“Ndikon në tkurrjen e masës. Duhet ta bësh tre muaj. Kemi pasur raste qe lëngu ka ndikuar. Shumica janë me raste malinj. Po ka pasur raste që ka zhdukur tumorin, është regjistruar”, tha stomatologu, teksa u pyet nga gazetarja e “Piranjave”.

 

Ndërsa menaxheri i dyqanit zbuloi përbërësit e lëngut:

 

“Ka bimë në përgjithësi, është lëngu i portokallit, boronicë, mjalti është shumë cilësor,” tha menaxheri.

 

Pas kësaj “Piranjat” denoncuan menjëherë rastin në Autoritetin Kombëtar të Ushqimeve.

 

AKU konstatoi se mjeku vepronte në shkelje me ligjin, për pasojë iu vendosën masa administrative dhe gjobë.

 

“Subjekti kishte një lëng të cilin ai e emërtonte Vital, nuk kishte një etiketë të aprovuar nga AKU. U konstatua sasia prej 167 litra. Ai u gjobit, produkti u bllokua. Objekti kishte 233 kg mjaltë pa faturë. Janë marrë masa administrative dhe gjobë”, është shprehur përfaqësuesi i AKU.

 

Arjon Muça i zuri vendin në Top Channel? Ish-konkurrenti i Për’puthen habit me deklaratën

Bruno Shemsho, modeli dhe ish konkurrenti i Për’puthen ishtë i ftuar këtë javë në #Expuls nga Ronaldo Sharka në RTV Ora.   Ndër të tjera, Ronaldo...

Naim Abazi: “Remzie Osmani mikesha jonë e mirë por nëse doni e rrah në mes të rrugës…”

Mihrije Braja dhe Naim Abazi janë ndër çiftet e Estradës më të pëlqyerit jo vetëm për shkak të artit të tyre por dhe për...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME

Arjon Muça i zuri vendin në Top Channel? Ish-konkurrenti i Për’puthen habit me deklaratën

Bruno Shemsho, modeli dhe ish konkurrenti i Për’puthen ishtë...

Ekskluzive/ Zbulohet gjyqi mes Olsa Muhametit dhe Vera Grabockës

Bruno Shemsho, modeli dhe ish konkurrenti i Për’puthen ishtë...

Jeni në dilemë? Ja ku mund të shkoni për pushime

Guidier, Lyto Alliu në një intervistë për emisionin “Jeto...