“Mami, mos u bëj merak për mua se une do te”, mesazhi i fundit i 18-vjeçares shqiptare, e humbur prej më shumë se 20 vitesh

Kjo është historia e një adoleshenteje asokohe Eglantina Kembacin, 18-vjeçare, e cila sapo mbushi moshën dhe tërhoqi pasaportën, i shprehu dëshirën të largohej jashtë vendit, drejt Francës.

 

Ajo ishte njohur me një djalë, që familja nuk ia kishte miratuar.

 

Ndaj edhe vajza vendosi që më 3 dhjetor të vitit 1997, të largohej nga vendlindja e saj, Berat, për të qëndruar në Tiranë dhe për t’u larguar pak kohë më vonë.

 

Fizikisht ajo i mungon familjes që prej kësaj dite, edhe pse më 7 dhjetor tri ditë më pas të vitit 1997, telefonon dhe flet me nënën.

 

Emisioni ‘Pa Gjurmë’ në Report TV këtë të hënë u angazhua në trajtimin e historisë së Eglantina Këmbacit, e humbur prej vitit 1999, atëherë 18 vjeç, sot një 40 vjeçare. “Mama ndodhem në France me Armandon, ai më do dhe unë e dua.” Asokohe Eglantina thuhet se kishte një marrëdhënie me një djalë të quajtur Armando.

 

Marrëdhënie për të cilën kishin dijeni edhe prindërit, por që nuk e aprovuan kurrë pasi djali me të cilin ishte e dashuruar Eglantina njihej si person problematik.

 

Pas largimit të saj edhe një vit më pas Eglantina i ruajti kontaktet me familjen duke i dërguar letra dhe foto shpesh herë edhe duke komunikuar në telefon.

 

Sipas pohimeve të saj ajo kishte nisur punë në Paris dhe jetonte atje. Ishte mesi i gushtit të vitit 1999 kur bëri telefonatën e fundit me nënën:

 

“Mama, mos u bëj merak për mua.” Në Shqipëri më herët së të zhdukej, Eglantina kishte përfunduar një kurs parukerie ndërsa ishte e punësuar si përkthyese e gjuhës franceze për afro katër vite.

 

Ky i fundit pas zhdukjes së saj bëri edhe ai kërkime lidhur me fatin e Eglantinës, e cila nga fotot e dërguara familjarëve vendet përkonin dhe shtetin Italian dhe jo me atë të Francës.

 

Nga kërkimet u ngritën pista të tjera dyshimi, se vendndodhja e saj nuk ishte Parisi por Torino. Shumë prej të cilëve pohonin se një vajzë të ngjashme me Eglantinën nga Shqipëria e kishin parë nën shoqërinë e një familje tjetër.

 

Madje kërkimet arritën deri në vendndodhjen e mundshme për afro dy muaj e gjysmë ku ajo kishte qëndruar në hotel po në Torino, ku kishte bërë edhe fotot e fundit dërguar familjes, nga data 10 qershor deri më 16 gusht 1999.

 

Nga recepsionisti që e kishte parë, ajo ishte regjistruar me dokumente te rregullta, dhe se dilte dhe kthehej e vetme ne hotel krejt normalisht.

 

Nuk ka më ende asnjë gjurmë për të, ndërsa familja dhe e ëma ende shpreson se vajza e tyre mund të jetë gjallë dhe se do të kthehet një ditë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...