Ema Andrea rrëfen si rrallë herë periudhën e vështirë pas divorcit: I dhimbshëm ishte …

Ema Andrea ka rrëfyer së fundmi periudhën e vështirë që ka kaluar pas divorcit të saj. Aktorja theksoi se martesa e saj nuk përfundoi për arsye tradhtie apo dhune.

 

Sipas saj më i dhimbshëm nuk ishte divorci por reagimi i shoqërisë, i cili mesa duket i ka lënë një plagë të madhe.

 

“99% e publikut pret të them divorci, por po divorci ka qenë i dhimbshëm, por më i dhimbshëm se divorci ka qenë reagimi i shoqërisë. Ka qenë një reagim shumë dramatik që më ka shënjuar fort. Më ka shënjuar, më ka frustruar, më është dashur punë e madhe për të dashur shoqërinë, apo për ta kuptuar”- tregoi Ema.

 

“Më është dashur mua të jem empatike ndaj të gjithë atyre që më sulmuan. Kjo ka qenë më e rëndë se sa vetë divorci, që është i rëndë, se njeriu lyen shtëpinë, bën gjëra normale që i ndryshon rutinën dhe mërzitesh, e jo më të shkëpusësh një marrëdhënie, e cila nuk është më një marrëdhënie personale, por janë të përfshirë edhe njerëz të tjerë”- shtoi aktorja.

 

Sakaq, Andrea u shpreh se ajo ndryshoi shumë, gjë që e vuri re dhe tek mënyra se si përshëndeste të tjerët.

 

“Ndryshoi dhe përshëndetja, e di?! Ky nuk është frustrim, është observim në një hapësirë shumë të madhe të njohurish. Nuk isha më aktorja e talentuar, nuk isha më artistja e lexuar, isha vetëm një grua fajtore që nuk po kërkonte falje. Nuk po rrinte në qoshe të kërkonte ndihmë”,- rrëfeu Ema tek “Rudina”.

Nuk po kalon momente të mira, ja arsyeja pse Flori Mumajesi nuk dëgjon nga njëri vesh

Kompozitori dhe këngëtarii njohur Flori Mumajesi ka pohuar kohë më parë se me njërin nga veshët ka h umbur d ëgjimin ne masën 70%.   Këtë...

Kuletat e tyre janë gjithmonë plot, këto 4 shenja të Horoskopit fitojnë më shumë para

Zbuloni më poshtë se cilat shenja të zodiakut janë të destinuara të bëjnë gjithmonë shumë para . Bricjapi   Edhe pse nuk të lënë përshtypjen se po...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME

Të moshuarit i rrëzohen frutat e perimet në rrugë, djali ndalon makinën dhe e ndihmon

Shpesh herë jemi mësuar të dëgjojmë vetëm për akte...

Shokohet vajza pasi ndahet! Ish i dashuri i dërgon faturat e harxhimeve: Mi paguaj…!

Të gjithë e dimë se marrëdhëniet janë një investim...

Do festonte datëlindjen sot, Aida Shtino rrëqeth: Po kalon i pesti vit pa ty, do pi me foton tënde

Aida Shtino është një ndër moderatoret më të njohura...