E frikshme/ Zbulohet çfarë fshihet poshtë themeleve të Vatikanit

Tunelet nëntokësore, si dhe shumë të fshehta të tjera të cilat ndodhen nën themelet e Vatikanit, herë pas here kanë qenë shkaku dhe arsyeja që kanë nxitur me dhjetëra e qindra skenar dhe teori.

 

Vatikani një qytet i madh, i stërlashtë, qyteti vatër dhe zemra e fesë katolike dhe jo vetëm kaq, një qytet që fsheh nën themelet e tij, një tjetër qytet misterioz, i zhytur i tëri në nëntokë me kripte, pasazhe të fshehta, galeritë dredha-dredha, përbejnë një nga misteret më spektakolare që mund të kenë ekzistuar ndonjëherë.

 

“Mallkimi” i Shenjtit dhe “të çuditshmet” e rastësive!

Supozimi se aty qëndrojnë eshtrat e Shën Pjetrit,, për shekuj me radhë mbetet një pikëpyetje e madhe. Edhe pse e vetmja referencë historike që mbështet se Shën Pjetri u martirizua dhe u varros në bodrumin e Vatikanit nga Gaius shkon prapa në 200 pas erës së re, megjithatë, për katolikët është pothuajse e sigurt! Kjo siguri dhe besim, udhëhoqi dhe Konstandinin e Madh, i cili po në të njëjtin vend, të ndërtoj bazilikën e Shën Pjetrit.

 

Në vitin 1624 filluan dhe studimet e para në galeritë e Vatikanit, për të kërkuar eshtrat e Shën Pjetrit, por këto kërkime nuk zgjatën shumë, pasi ato u shoqëruan nga një seri e rastësish “të çuditshme”; Prifti Urban VIII i cili ishte nga më kryesorët në këto kërkime, u sëmurë rënd, me dhjetëra punëtorë humbën jetën e tyre misteriozisht dhe gradualisht mbizotëroi besimi se; Shenjti nuk dëshironte t’i prishnin qetësin dhe për këtë ai mallkonte të gjithë ata që guxonin t’i prishnin atij qetësin! Kjo frikë, ndali për të paktën 300 vjet çdo studim në atë vend.

 

Dorëshkrimet e lashta së bashku me sekretet e mëdha!

Bibliotekat e mëdha që zënë me dhjetëra kilometra në nën tokën e Vatikanit, thuhet se përmbajnë një thesar të paçmueshëm, pasi janë të shumtë shkencëtarët, historianët si dhe hulumtuesit, besojnë se në mes miliona librave të panumërt, ndodhen ndërmjet tyre dhe shumë dorëshkrime të lashta, të cilat konsiderohen, ose janë konsideruar si të humbura, për publikun e gjerë ! Besohet dhe mbrohet si tezë se; Nëse këto tekste bëhen ndonjëherë publike, do të zbulojnë sekrete dhe të vërteta, të cilat do të ndryshojnë njëherë e përgjithmonë historinë e njerëzimit.

 

Nekropoli i Papëve dhe të krishterëve e hershëm!

Ekzakt, nën bazilikën e Shën Pjetrit, ndodhen “varrezat e Papëve”, ndërsa vetëm pak përtej janë varrosur dhe shumë të krishterë të hershëm. Nekropoli nëntokësorë i Vatikanit, u bë i njohur gjerësisht nëpërmjet librit të shkrimtarit të famshëm Dan Broën me titull “Illuminati”.

 

Të famshmet “vrimat e gjarprit” të përmendura në libër, në realitet janë “tuba për libacionet funeral”, që përshkruhen kaq reale e gjallërisht nga autori: “Të krishterët besonin në ringjalljen e të vdekurve, prandaj ata kanë përdorur këto vrima për të ushqyer të vdekurit, duke ju derdhur mjaltë dhe qumësht në galeritë nën Vatikan”, shkruan ai.

 

Mekanizmi kohor i at Ernetti-t!

Një tjetër teori në lidhje me thesaret e fshehura në bodrumin e Vatikanit, është mekanizmi kohorë i at Ernetti-t. Prifti katolik Francez, Francois Brune në librin e tij “Misteri i ri i Vatikanit”, thotë se një prift katolik – at Ernetti Pelegrino -pak para se të vdiste në vitin 1994 i besoj atij një zbulim të madh: se ai kishte arritur të krijoi një makinë kohore, me të cilën ai kishte regjistruar momentin e kryqëzimit të Jezusit! The Time Machine, sipas Fracois Brune -ndodhet në bodrumet e Vatikanit!

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...