Të bukur dhe të qeshur! Ka një vend në Shqipëri ku të rinjtë as ikin, as mërziten. Cili është sekreti?

Duhet të jenë të paktë shqiptarët që nuk e kanë vizituar të paktën njëherë të famshmin Mrizi i Zanave.

 

Dhe veç ushqimit, ka diçka tjetër që të le pa fjalë: Stafi i Mrizit; të gjithë të rinj, të gjithë të bukur, të gjithë të qeshur.

 

Duket si një Shqipëri krejt tjetër.

 

Vizitorët e kohëve të fundit pyesin shpesh si ka mundësi që në “ishullin” e Mrizit nuk ndihet kriza më e fortë që po e përjetojnë tashmë të gjithë: Ikja e punonjësve jashtë, shterja e stafeve dhe burimeve njerëzore.

 

Cili është sekreti i kësaj qendre unike të agroturizmit shqiptar?

 

Një përgjigje e ka dhënë vetë stafi i Mrizit. Në një postim në rrjete sociale, ata shkruajnë:

 

“Ka gjithfarë polemikash mbi rininë e sotme Shqiptare, dikush thotë që s’duan të punojnë, dikush tjetër thotë se duan të ikin kot etj etj.

 

Mendimi ynë personal është se po rriten breza më të mirë se ato të mëparshmit, padyshim që e duan shumë punën por pretendojnë respekt dhe dinjitet.

 

Fatkeqësisht edhe ne si biznes nuk jua garantojmë 100% dinjitetin pershembull me rrogën, me kostot e jetesës që ka Shqipëria dhe me mundësitë tona ekonomike. Sepse kush punon s’duhet të jetë i varfër!

 

Në total jemi mbi 90 veta staf në Mriz dhe 70% e tyre janë të rinj, të gjithë nga zona jonë dhe janë rini fantastike.

 

Një mendim tjetër personal i yni është që ikjet sollën një të mirë në Shqipëri. Më në fund burimet njerëzore filluam ti vlerësojmë sadopak si njerëz por akoma jo sa duhet. Krenar për stafin tonë, faleminderit juve që na mbështesni 🙏”

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...