SKANDAL/ Markata e Rusit në kushte ekstreme. Reshjet e fundit e kanë vështirësuar edhe më shumë situatën

Një ndër tregjet më të mëdha të fruta perimeve në Shkodër, i njohur si Markata e Rusit po vuan mungesën e investimeve. Reshjet e ditëve të fundit e kanë vështirësuar edhe më shumë situatën për shitësit që tregtojnë në këtë markatë.

Siç shihet nga pamjet tregtarët kanë ndërhyrë vetë për t’u mbrojtur nga reshjet e shiut. Tregtarët mungesën e tendave janë përpjekur ta zëvendësojnë me plastmasë apo kartonë.

Ato shprehen të shqetësuar për këtë situatë ndërsa kërkojnë që bashkia të marrë masa për përmirësimin e kushteve të tregtimit. Edhe qytetarët shkodranë që bëjnë pazar çdo ditë në këtë treg thonë se kjo markatë është jashtë çdo standarti.

Megjithëse Bashkia Shkodër investoi rreth tre vite më parë rreth 20 miljon lekë për rikonstruksionin e tij duket se ky treg ka nevojë sërish për ndërhyrje.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...