Paskan qenë me sedër…/ Hajdutët grabisin shtëpinë e gabuar, kthejnë mallrat dhe u kërkojnë falje pronarëve

Një ngjarje aspak e zakontë ka ndodhur në Itali.

 

Mbrëmjen e së martës, 15 nëntor, rreth orës 20:30, katër persona të mbuluar me kapuç hynë fshehurazi në një shtëpi ku ndodheshin dy të moshuar. Hajdutët mbyllën çiftin në një dhomë duke i kërcënuar me armë dhe levë.

 

Pasi mbyllën familjen në dhomë ata u vërsulën në bodrumin e shtëpisë duke kërkuar, me sa duket, për diçka specifike.

 

Por ata e kuptuan se në bodrum kishte vetëm kuti të vjetra dhe u rikthyen në dhomën ku kishin mbyllur çiftin e të moshuarve. Ata i shpjeguan familjes se ishin të bindur që shtëpia i përkiste një avokati të njohur.

 

Por kur e kuptuan se kishin ngatërruar adresë, hajdutët i kërkuan falje të moshuarve, madje i kthyen edhe disa xhevahire që kishin gjetur në shtëpi.

 

Madje njëri prej tyre u rikthye në bodrum dhe pastroi rrëmujën, sipas la nazione. Përveç frikës së madhe, familja ishte e padëmtuar. Policia e Firences po heton tashmë historinë dhe rastin e çuditshëm të hajdutëve.

Gazetarja Ola Bruko na trishtoi, me atë që ka ndodhur me burrin e saj

Edhe pse prej kohësh meret edhe me programe dhe është autore dhe moderatore e emisionit të saj, Ola Bruko do të kujtohet gjithmonë si...

U largua nga politika dhe jeton i qetë/ Njihuni me jetën e Fatos Nanos, dhe 50 ‘sekretet’ që nuk i ka ditur askush për...

Që nga fëmijëria, pjesëmarrja në politikë, arrestimi, qëndrimi në burg, pafajësia, divorci, martesa e dytë me Xhoanën e deri te pesë tentativat për vrasje.   Nano...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME