Kjo nuk ‘pritej’! Berisha merr në mbrojtje Gledis Nanon: Meriton dekorata nëse e ka bërë këtë gjë

Kreu i PD-së Sali Berisha deklaroi sot se çështja e ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Gledis Nano është bërë akute së fundmi duke e lidhur me skemën e call-centerave.

 

Berisha tha se Gledis Nano u hoq se spiunoi Ramën në ambasadë. Sipas tij, nëse një kryepolic u thotë partnerëve veprimtarinë kriminale të qeveritarëve ai bën një detyrë patriotike dhe meriton dekorata.

 

“Padrino është Olsi Rama. Ju e dini se si e përcolli në mënyrën më antiligjore drejtorin e policisë Gledis Nano Edi Rama me pretekstin se më spiunoi në ambasadë dhe çfarë spiunimi mund të bënte një kryepolic. Në qoftë se një kryepolic u thotë partnerëve veprimtarinë kriminale të qeveritarëve ai bën një detyrë patriotike. Ai meriton dekorata, ai mbron interesat e vendit të tij dhe të kombit të tij.

 

Unë nuk e njoh fare, s’e kam takuar kurrë Gledis Nanon, por di që ai… se kjo histori është bërë akute përsëri tani së fundi, ishte pikërisht se në skemën e hetimit përfshihej edhe Olsi Rama sepse një pjesë e mirë e call-centerave po zhduket, po mbyllet për një penalitet për një tjetër dhe këto të tjerat që mbushin kuletat e këtij rrjeti, klanit Rama jo të qeverisë me bitcoin, punojnë të qeta.

 

Falënderoj shumë autoritetet ligjzbatuese spanjolle, italiane, gjermane dhe të vendeve të tjera të cilat kanë marrë përsipër dhe po zbërthejnë këtë skemë të papërshkruar vjedhjeje të autoriteteve shqiptare gjysmë zyrtare dhe zyrtare”, tha Berisha.

Tan Brahimi është banori i dytë që i shtohet shtëpisë së BBV

Tan Brahimi është banori i dytë që i shtohet shtëpisë së Big Brother Vip. Brahimi është aktor humori. Ai u prit nga Luizi, ndërsa ky...

“Ty të manipuloi Luizi”/ Debat mes banorëve për Armaldon dhe Luizin

Një bisedë që nisi me batuta, përfundoi keq mes Armaldos dhe Luizit. Ata të dy debatuan ashpër mbrëmjen e kaluar, duke lënë pjesën tjetër të...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME

Luizi mirëpret Tanin: Ditë të zeza do vijnë në këtë shtëpi

Tan Brahimi është banori i dytë që i shtohet...

“Ty të manipuloi Luizi”/ Debat mes banorëve për Armaldon dhe Luizin

Një bisedë që nisi me batuta, përfundoi keq mes...

Tan Brahimi është banori i dytë që i shtohet shtëpisë së BBV

Tan Brahimi është banori i dytë që i shtohet...

Ofendoi Kiarën, Amosi justifikon veten: Nga nervozizmi njeriu mund të gabojë

Amos nuk kishte biletë vajte-ardhje. Ai u shpreh në...