Arbana Osmani publikon foto nga shtëpia e Big Brother Vip 2

Arbana Osmani publikon foto nga shtëpia e Big Brother Vip 2Share Button Gazeta Blic Ende nuk ka një datë konkrete për fillimin e spektaklit “Big Brother Vip 2.

 

”Së fundmi moderatorja e konfirmuar e programit, Arbana Osmani, ka ngacmuar ndjekësit e saj me një postim në Instagram-in e saj.

 

Arbana ndau një foto ku shihet një ambient ku po zhvillohen punime, pa e treguar se për çfarë bëhet fjalë duke jua lënë në dorë kështu ndjekësve të saj.

Megjithatë, fotoja mund të jetë shkrepur edhe në ambientet e shtëpisë së “BBV2”, i cili pritet të nisë së shpejti.

 

Moderatorja Arbana Osmani ka folur vetëm pak kohë më parë në lidhje me nisjen e reality-showt “Big Brother Vip.”

 

Teksa ishte në premierën e filmit “Sofia”, ajo u pyet se kur do të nisë sezoni i dytë i “Big Brother Vip.” “Big Brother Vip” do të nisë shumë shpejt dhe nuk ju them dot më shumë sepse e kemi surprizë nisjen. Mund të jetë në dhjetor mund të jetë…”– u përgjigj Arbana Osmani, pa dhënë më shumë detaje.

Arbana Osmani, njëherësh partnerja e regjisorit Grishaj, pati edhe një rol në filmin e këtij të fundit.

 

Në lidhje me këtë ajo tha“Ka qenë një proces i gjatë ky film ka qenë një rrugëtim i bukur por edhe i vështirë në disa momente dhe jam shumë krenare që jemi më në fund përpara publikut me këtë film që është 100 për qind filmi i Edit. Nuk mund të isha më e lumtur se kaq”.

 

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...