Zini nga Londra ka një mesazh: Bota punon gjithë jetën për të jetuar, ne duam të pasurohemi për dy muaj!

Në emisionin “Shqip” nga Rudina Xhunga ishte i ftuar Zini Dishi, për të nrrëfyer historinë e tij të jetës, nga Dibra në Britani të Madhe, brenda një kazani mbeturinash.

 

Teksa na tregoi udhëtimin nga Dibra në Greqi dhe Itali, na tregoi edhe disa situata mjaft prekëse e disa shumë qesharake që i kanë ndodhur në udhëtimin e tij të pabesueshëm. Ndau gjitashtu dhe një mesazh për të rinjtë që zgjedhin lekun e shpejtë.

 

“Kuptova dhe se në Greqi aq ishte arritja, nuk mund të shkoja më sipër. Punoja në Selanik, Plati quhej fshati. Pronarit nuk i thashë se do ikja, i thashë se do ikja një javë me pushime në Korinth. Aty shkova dhe prej aty ishte porti ku do merrja anijen për t’u larguar. Në Greqi nuk kisha as dokumenta, punoja në të zezë dhe sa kishte nisur një regjistrim i refugjatëve. Shkova në Patra për një javë, për të gjetur mënyrën si do largohesha. Doja të shkoja në Angli sepse këtu kisha vëllanë dhe disa të afërm. Gjeta një grek këtu që më futi në kazanin e plehrave. Ai shkonte drejt vaporit dhe merrte plehrat aty për t’i derdhur më pas jashtë. Më futi në kosh dhe më shkarkoi aty në maune. Hipa në maune dhe ajo më nxori në Itali. Maunia u parkua në port, nuk iku në rrugën që unë shpresoja.”,

 

Prita 1 orë, 2, maunia nuk po lëvizte. Kam marrë më pas një copë brisku që e kam thyer dhe e kam hapur atë plastmasin sipër. E hapa dhe nxora kokën. Pashë një lloj fushe bosh, nuk kishte as shtëpi afër. Pashë që s’kishte njeri dhe zbrita e vazhdova rrugën kuturu, nuk e doja ku po shkoja. Kam përfunduar në një fshat që kishte stacion treni. Me tren kam shkuar për në Milano. Nga Selaniku në Milano nuk është se kam vënë re si më dukeshin qytetet, sepse kur ke në mendje një qëllim, një vend që e synon, nuk shikon shumë ndalesat rrugës. Nga Milano më pas jam larguar drejt Anglisë. Italia më ka lënë shije shumë të keqe, nuk jam kthyer as për pushime.

 

I hipa sërish maunes për në Angli. Këtë herë më ka lënë në një vend afër Kembrixhit, kisha 400 dhrami të kursyera nga puna në ara në Greqi dhe ato ia dhashë një djali që më solli këtu me maune. Më ka ndalur në fillim në Bretford dhe prej aty kam shkuar në Kembrixh. Më kapi Policia dhe u thashë që kam njerëzit e mi në Kembrixh dhe sot ndodhem ende këtu. I kishin polikat e emigracionit më të mira këtu, vinin këtu dhe të regjistronin, të trajtonin si njeri.

 

Nuk jam dakort as me të rinjtë që vijnë këtu dhe merren me punë ilegale. Është edhe faji i familjeve sepse nuk ikontrollojnë fare fëmijët. I çojnë në emigracion dhe mjafton të sjellin lekë e nuk e vrasin mendjen me çfarë merren. Ai lekë ashtu siç vjen, edhe ikën. Vihet koka në rrezik për atë lekë. Është brezi i tillë. Ne si shoqëri kemi qejf të pasurohemi shpejt. Bota punon gjithë jetën për të jetuar, ne duam të pasurohemi për dy muaj. Kjo nuk ndodh në asnjë vend të botës.”, u shpreh ai nw Dritare TV./M.K/dritare.net

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME