SHIU, PROBLEME TË RËNDA NË DISA RRUGË TË QARKUT SHKODËR

Prej dy ditësh me radhë Shkodra është përfshirë nga reshje të dendura shiu të cilat në disa zona kanë krijuar disa probleme të ndryshme.

 

Emergjencat Civile në Prefekturën e Qarkut Shkodër bëjnë të ditur se për momentin situate është duke u menaxhuar. Sipas emergjencave nga drejtoria e ujësjellës kanalizime nuk janë konstatuar probleme në sistemin e kullimit dhe mbrojtjes nga vërshimi i lumenjve. Sipas informacionit që Emergjencat Civile kanë nga bashkia Shkodër si pasojë e reshjeve të shiut ka patur rënie gurësh në aksin rrugor Prekal – Breglumi.

 

Në rrugën e Dukagjinit ka patur rrëshqitje dherash e gurësh për të cilat po punohet për largimin e tyre. Ndërkohë në Theth ka patur prurje të shumta të lumit të Shalës, por pa pasoja të rënda. Ura që lidh fshatin Theth me Ndërlysaj nuk është dëmtuar nga reshjet por firma që po punon për rrugën e re atje, ka ndërhyrë pasi do të bëjë rikonstruksionin e plotë të urës.

 

Në disa zona ka patur shkëputje të energjisë si pasojë e linjave të amortizuara. Nga bashkia Vau Dejës në Vig Mnelë ka bllokim të disa rrugëve nga prurjet e lumit Gjadër. Në përroin Glinë dhe Tamzë prurjet kanë qënë më të ulta pasi bashkia atje në bashkëpunim me ujësjellësin e Vau Dejësit kanë bërë pastrimin e tyre në të gjithë gjatësinë.

 

Disa zona në Vau Dejës kanë mbetur pa energji elektrike. Në Fushë Arrës si pasojë e reshjeve të shiut është dëmtuar një banesë në fshatin Dardhë po ashtu janë dëmtuar rrugët rurale në Iballë Fierzë. Në Malësinë e Madhe ka patur ndërprerje të energjisë elektrike në Shkrel, Kastrat dhe Kelmend.

 

Disa probleme janë konstatuar edhe në bashkinë Pukë ndërsa ka probleme edhe me energjinë elektrike në fshatra të ndryshëm. Problematika te tjera nuk raportohen, ndërsa sektori i Emergjencave Civile në bashkëpunim me drejtuesit e institucioneve të nivelit vendor dhe drejtoritë përkatëse po monitorojnë situatën në vazhdimësi.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...