Në Shkodër mungojnë mjekët! Ikin në Gjermani ose braktisin sistemin shëndetësor shtetëror

Nga Klodian Zhivani

 

Largimi i Kryeinfermiereve dhe infermierëve drejt Gjermanisë, një fenomen qe ka prekur të gjithë sistemin shëndetësor në vendin tonë nuk janë problemi i vetëm për spitalin rajonal të Shkodrës, por shqetësimi më i madh është mungesa e mjekeve.

 

Vetëm gjatë 2 viteve të fundit, janë të paktën 10 mjekë specialistë, të cilët për arsye nga më të ndryshmet që nga kushtet e punës, keqtrajtimi apo edhe sulmet përmes prokurorisë por me rezultate 0, kanë vendosur të largohen nga sistemi shëndetësor për të shërbyer në privat.

 

10 specialiste nuk kanë emigruar, por kanë vendosur që të kujdesen për pacientët larg dyerve të spitaleve. Sot, pasojat ndihen fort në Shkodër pasi shumica e mjekëve nuk janë zëvendësuar dot. Prej disa kohesh, në spital nuk ka asnjë mjek ORL që të kujdeset për qytetaret të cilët kanë probleme me veshin, fytin apo hundën. Për ta verifikuar, ne shkojmë pranë qendrës shëndetësore për të planifikuar një vizitë nga mjeku i lagjes, për te specialisti i ORL-së në spital.

 

Pasi dolëm nga qendra shëndetësore ku pavarësisht dëshirës së mjekes së lagjes për të ndihmuar për dhimbjen e veshit, në spitalin rajonal të Shkodrës, nuk ka asnjë mjek specialist ORL për të dhënë ndihmën. Nga kjo vizite doli në pah edhe një tjetër problematike për spitalin e Shkodrës, një qytetar që kërkon të kryejë analizat falas të gjakut sikurse pretendohet, duhet të presë për shumë muaj me radhë.

 

Do festonte datëlindjen sot, Aida Shtino rrëqeth: Po kalon i pesti vit pa ty, do pi me foton tënde

Aida Shtino është një ndër moderatoret më të njohura në Shqipëri. Pavarësisht shkëputjes nga ekrani, Shtino do të njihet gjithmonë si fytyra e “Njerëz...

Të moshuarit i rrëzohen frutat e perimet në rrugë, djali ndalon makinën dhe e ndihmon

Shpesh herë jemi mësuar të dëgjojmë vetëm për akte dhunë, të bërtitura, sherre, biseda me zë të lartë, shoferë që vetëm i bien borive...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME

Të moshuarit i rrëzohen frutat e perimet në rrugë, djali ndalon makinën dhe e ndihmon

Shpesh herë jemi mësuar të dëgjojmë vetëm për akte...

Shokohet vajza pasi ndahet! Ish i dashuri i dërgon faturat e harxhimeve: Mi paguaj…!

Të gjithë e dimë se marrëdhëniet janë një investim...

Do festonte datëlindjen sot, Aida Shtino rrëqeth: Po kalon i pesti vit pa ty, do pi me foton tënde

Aida Shtino është një ndër moderatoret më të njohura...