Hani shpejt? Bëni kujdes, këto janë problemet që i shkaktohen trupit tuaj

Mjekët këshillojnë se është shumë e rëndësishme që të hani ngadalë dhe ta përtypni më mirë ushqimin. Përndryshe, copat e mëdha të ushqimit mund të shkaktojnë fryrje dhe probleme me tretjen.

 

Tretja e ushqimit fillon në gojë, kështu që mënyra dhe shpejtësia me të cilën e përtypni ushqimin ndikon më tej në procesin e përpunimit të ushqimit në organizëm.

 

Dietologët thonë se tretja nuk fillon nga zorrët por në gojën tonë, prandaj sigurohuni që të gjeni kohë për të shijuar ushqimin tuaj duke përtypur çdo kafshatë afërsisht 20 herë. Nëse hani shpejt, do të hani më shumë se zakonisht.

 

Trurit i duhen rreth 20 minuta për të regjistruar që stomaku është i ngopur, prandaj rekomandohet konsumimi më i ngadalshëm i ushqimit. Për më tepër, përfitimet e përtypjes më të ngadaltë përfshijnë: thithjen më të mirë të lëndëve ushqyese; Tretje më të mirë; Nivel më të ulët të stresit…

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME