“Nuk flasim për goca, ne flasim për burra”, Gent Myftaraj “shkrin së qeshuri”: I them Redonit ai te lagjja ime…

Redon Makashi dhe Gent Myftaraj ishin të ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan për të prezantuar projektin e tyre të fundit, ata kanë realizuar himnin e skuadrës së futbollit të Elbasanit. Kënga e realizuar prej tyre është një këngë mjaft e bukur dhe ritmike e cila është pritur mjaft mirë nga tifozët.

 

Përveç këtij projekti Redoni dhe Genti kanë folur edhe për miqësinë e tyre, e cila sipas Redon Makashit është një miqësi e tillë që sado rrallë të takohen ata prapë ndihen sikur janë takuar dje. Të pyetur nga Rudina Magjistari për të treguar diçka për njëri- tjetrin që nuk është thënë më parë, Redoni është shprehur se ata kur takohen, sado e pabesueshme mund të duket, kryesisht flasin për muzikë. Por përgjigjja e dhënë nga Gent Myftaraj ishte disi më ndryshe dhe ka shkaktuar të qeshura pafund…

 

Rudina Magjistari: Na thuaj ndonjë gjë që nuk ka lidhje me muzikën se me muzikën i dimë ne tani. Na thuaj një gjë tjetër që të na kuriozojnë më shumë.

 

Redon Makashi: Koha të cilën ne konsumojmë, prandaj po them nuk rrimë si dikur më përpara që të rrimë me orë të zgjatura. Thjesht ne takohemi dhe kur flasim , flasim për…muzikën. Ty të vjen çudi por për muzikën flasim.

 

Rudina Magjistari: Nuk e diskutoj që tema kryesore është muzika, se është normale. Por diçka më shumë se kaq jeni ulur, keni ngrënë ndonjëherë, çfarë pjate i pëlqen, flisni për gocat me njëri-tjetrin?

 

Redon Makashi: Jo, jo. Nuk flasim për gocat.

 

Gent Myftaraj: Për gocat s’flasim. Flasim për burrat. Sidomos për burrat që kalojnë poshtë ballkonit të Redonit, i them shiko ky burri…

 

Rudina Magjistari: Hë Redon?

 

Gent Myftaraj: Redoni thotë, “ky është te lagjja ime”, unë i them, “ai te lagjja ime është më king” dhe kështu. Ja këto muhabete.

 

Rudina Magjistari: Kam përshtypjen se duhet të përqendrohesh Redon më shumë te këto tema. Se duke u marrë vetëm me profesionin dhe me këto gallata je akoma single

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME

Të moshuarit i rrëzohen frutat e perimet në rrugë, djali ndalon makinën dhe e ndihmon

Shpesh herë jemi mësuar të dëgjojmë vetëm për akte...

Shokohet vajza pasi ndahet! Ish i dashuri i dërgon faturat e harxhimeve: Mi paguaj…!

Të gjithë e dimë se marrëdhëniet janë një investim...

Do festonte datëlindjen sot, Aida Shtino rrëqeth: Po kalon i pesti vit pa ty, do pi me foton tënde

Aida Shtino është një ndër moderatoret më të njohura...