I riu rrëfen tmerret: Drunjë, hekur, grushta dhe…Ja çfarë ndodhte në shtëpinë e fëmijës në Shkodër

“Zyber Hallulli” nuk është e vetmja shtëpi fëmije që rrit fëmijë të traumatizuar dhe keqtrajtuar.

Dhjetra kronika televizive, denoncime organizatash jofitimrurëse dhe dëshmi ndër vite kanë treguar makabritetin që përjetojnë fëmijët e braktisur dhe jetimë në këto institucione të përkujdesit shtetëror.

 

Një dëshmi të tillë ka dhënë edhe një djalë 20 vjeçar në INSIDE STORY, i cili ka jetuar në këto institucione që në moshën 5 vjeçare i braktisur nga e ëma. Së fundmi ai ka qenë në shtëpinë e fëmijës në Shkodër përpara se të dilte vetë në jetë.

 

”Ka qenë skandal jetimorja. Mbaj mend dhunë nga edukatoret, nga parashkollori. Ishte jetesë e keqe, haja gjysmë buke, asgjë më shumë. Kur shkuam te jetimorja 6-16 vjeç aty ka pasur dhunë të pandalueshme. Së pari të rriturit. E dyta edukatoret.

 

Unë isha shumë I frikësuar, më jepnin ilaçe pa asnjë arsye, pa patur asnjë problem me shëndetin, më kanë çuar në një shkollë se me demek unë kam qenë me sëmundje mendore. Ishte shumë skandal për jetën time” u shpreh, djali i dhunuar

 

Ky i ri që sot i ka kaluar të 18-at dhe tashmë ka dalë në jetë, shfaqet me një fjalor minimalist dhe disi i frikësuar Ai shpreh dëshirën për të ndihmuar të ngjashmit e tij duke rrëfyer vuajtjet.

 

Por, edhe frika nga kërcënimet është prezente teksa tregon ferrin që ka përjetuar që në moshë të mitur në mjediset e institucioneve shtetërore ku pati fatin e keq të jetojë.

 

 

“Shkopinj, drunj, hekur, gjuanin natën. Nga të riturit dhe edukatoret. Unë e bëja në brek nga frika. Edhe bukë nuk na jepnin, na mbyllnin në bodrum ose ndonjë derë që ishte errësirë. Kam pasur shumë sëmundje që më erdhën nga traumat dhe ilaçet që më jepnin kot. Më kanë çuar te shkolla e personave me prapambetje mendore.

 

Nuk kisha çfarë të mësoja aty” u shpreh, djali i dhunuar
Jo vetëm i braktisur dhe keqtrajtuar, por edhe i vjedhur. I riu rrëfen se nëna që e la në qendrën e kujdesit është pëprjekur të fitojë lekë me emrin dhe statusin e tij.

 

“Pastaj mora vesh se mami u kishte thënë atyre që të merrte mami kempin deri në moshën 14 vjeç pastaj e kishin anulluar sepse e kishin kuptuar që I merrte ajo dhe jo unë.

 

Pasi të mbushja moshën 18 vjeç do ti merrja unë lekët e kempit” ” u shpreh, djali i dhunuar
Nga kqetrajtimet e pësuara i riu thotë se ka bërë disa operacione. Këto episode i kanë lënë dëmtime, pasojat e të cilave I vuan sot e kësaj dite.

 

 

“Atje dhunoheshin fëmijët. Seksualisht jo. Dhunë e pandalshme. Sihin shumë çuna, ishin disa çuna të tjerë që e panë. Kur erdhën në darkë, disa më mbrojtën disa më rrahën.

 

U hodha nga dritarja e dhomës dhe çava kokën. Bëra shumë operacione. Aty ka qenë trauma më e keqe. Theva dhëmbët. Asnjë nuk e di çfarë është jetimorja. Unë jam i vetmi që hap gojën, të tjerët kanë frikë” u shpreh, djali i dhunuar.

 

Pavarësisht dramave pafund në shtëpinë e fëmijës, sot ky djalë ia ka dalë të sigurojë jetesën me dinjitet dhe punë të ndershme. Por, edhe stabilizimi dhe pranimi në punë nuk ka qenë fort e lehtë.

 

Keqtrajtimet që kjo shtresë pëson deri në moshën 18 vjeç në qendrat e kujdesit, pasohet nga braktisja dhe mungesa e shanseve për të punuar si gjithë të tjerët.

 

“Punova menaxher kamarierësh.Kam pasur rrogë 400 mijë plus bonuse. Ia dhashë mamit të gjitha lekët dhe pastaj më përzyri nga shtëpia dhe më mori lekët. Në jug fjeta jashtë për të jetuar. Punova ngarkim shkarkim, jam ulur në gjunj një pronari.

Punova në furr buke nuk e përballoja dot. Më mori policia. Më çoi në qendër sociale. Gjeta një punë. Më sistemuan gocat. Më ndihmuan. Më morën, më lanë. Nuk pranoja të shkoja në shtëpinë e tyre sepse kishin familjarë. U largova u mbyll qendra. Ngela prapë rrugëve’ u shpreh, djali i dhunuar.

Do festonte datëlindjen sot, Aida Shtino rrëqeth: Po kalon i pesti vit pa ty, do pi me foton tënde

Aida Shtino është një ndër moderatoret më të njohura në Shqipëri. Pavarësisht shkëputjes nga ekrani, Shtino do të njihet gjithmonë si fytyra e “Njerëz...

Nuk po kalon momente të mira, ja arsyeja pse Flori Mumajesi nuk dëgjon nga njëri vesh

Kompozitori dhe këngëtarii njohur Flori Mumajesi ka pohuar kohë më parë se me njërin nga veshët ka h umbur d ëgjimin ne masën 70%.   Këtë...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME

Të moshuarit i rrëzohen frutat e perimet në rrugë, djali ndalon makinën dhe e ndihmon

Shpesh herë jemi mësuar të dëgjojmë vetëm për akte...

Shokohet vajza pasi ndahet! Ish i dashuri i dërgon faturat e harxhimeve: Mi paguaj…!

Të gjithë e dimë se marrëdhëniet janë një investim...

Do festonte datëlindjen sot, Aida Shtino rrëqeth: Po kalon i pesti vit pa ty, do pi me foton tënde

Aida Shtino është një ndër moderatoret më të njohura...