HIDRAULIKU SHKODRAN, NJË JETË ME UJIN!

Nga Senad Nikshiqi

 

Ky është Kujtim Luli, hidrauliku që ka një jetë me ujin. Prej 50 vitesh është pjesë e ndërmarrjes së ujësjellës kanalizime në Shkodër. Dita e fundit e punës është e veçantë për të.

 

Ishte vetëm 14 vjeç kur hidrauliku shkodran Kujtim Luli nisi punën për herë të parë në vitin 1972 për të vijuar për 5 dekada në ujësjellësin e Shkodrës. Në ditën e tij të fundit të punës 65 vjeçari rrëfen se cila ishte puna e tij e parë dhe mjeshtrat që gjeti asokohe.Puna për hidraulik Kujtimin është një pasion dhe nuk ndalet as në ditën e fundit.

 

65 vjeçari ka ende të freskët vitet ’70 kur në Shkodër u instalua rrjeti i furnizimit me ujë të pijshëm. Përveç Shkodrës, Luli punoi edhe në shumë prej fshatrave duke i furnizuar për herë të parë me ujë.

 

Kushtet gjatë asaj kohe nuk ishin të lehta tregon hidrauliku 65 vjeçar ndërsa vështirësitë vijuan edhe në fillim vitet ’90.Gjatë punës prej 50 vitesh hidrauliku Luli rrëfen disa prej momenteve më kritike siç janë përmbytjet e 2010-ës në Shkodër.

 

Vendosja e matësve të ujit kudo ka bërë që qytetarët të jenë më të përgjegjshëm. Gjithsesi 65 vjeçari e ka një mesazh për ata që shpërdorojnë ujin.Ajo për të cilën Luli ndjen keqardhje është fakti që hidraulikët e rinj emigrojnë në një kohë kur qyteti ka nevojë për mjeshtra.

 

Ndërkohë që për profesione si hidrauliku ka mangësi, 65 vjeçari thotë se do ta vijojë punën edhe pas pensionit për të shërbyer në shtëpitë e qytetarëve shkodran.

 

Kujtim Luli në Shqipëri por edhe në Kosovë rezulton si hidrauliku më jetëgjatë i ndërmarrjeve të ujësjellësit. Për një gjë të tillë iu dorëzua një çmim simbolik në një konferencë të përbashkët të zhvilluar mes Shoqatës së Ujësjellësit të Shqipërisë dhe Kosovës në Prishtinë teksa i pranishëm ishte edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...