Pjesëmarrja në një maratonë vrapi është diçka mjaft rraskapitëse veçanërisht për mushkëritë dhe sistemin e frymëmarrjes. Por në Kinë një burrë ka vendosur ta bëjë këtë duke pirë cigare.
Më 6 nëntor, një vrapues me pseudonimin “Uncle Chen” vrapoi në maratonën e Xin’anjiang për tre orë e 28 minuta ndërsa pinte cigare.
Pas garës, fotot e kinezit 50-vjecar “Uncle Chen” duke pirë duhan u shfaqën kudo në media dhe rrjete sociale duke u bërë virale.
Kur njerëzit në internet filluan të vënë në dyshim pjesëmarrjen e tij, organizatorët e maratonës ndanë certifikatën e tij të vrapimit. Ai përfundoi garën i 574-ti në nga një grup prej gati 1,500 konkurrentësh ndërsa pinte duhan.
Kjo nuk është hera e parë që kinezi, i cili është 50 vjeç, fiton famë për pirjen e duhanit ndërsa konkurronte në një garë.
“Uncle Chen” u fotografua gjithashtu duke vrapuar në Maratonën Guangzhou 2018 dhe Maratonën Xiamen 2019 ndërsa pinte cigare.