300 vende të lira pune në Policinë e Shtetit, por nuk duhet të keni… tatuazhe

Policia e Shtetit njofton se nesër, më datë 16 nëntor, hapen aplikimet për 300 vende në shkollën e Policisë, për të gjithë kandidatët e interesuar për “Patrullë të Përgjithshme”. Ato do të jenë të hapura deri më datë 30 dhjetor 2022.

 

Dokumentacioni duhet të dorëzohet pranë drejtorisë vendore të Policisë, ku aplikanti ka vendbanimin e përhershëm. Në njoftimin zyrtar janë listuar disa kritere që duhet të përmbushin kandidatët dhe mes tyre bie në sy rregulli se efektivët nuk duhet të kenë tatuazhe në krahë, në pjesët e dukshme nga uniforma verore.

 

HAPEN APLIKIMET PËR 300 VENDE NË SHKOLLËN BAZË TË POLICISË, PËR “PATRULLË TË PËRGJITHSHME” Në datën 16 nëntor 2022 hapet procesi i aplikimeve për të gjithë kandidatët e interesuar për të ndjekur studimet në shkollën bazë të Policisë për “Patrullë të Përgjithshme”.

 

Kuotat e pranimit në Kolegjin Profesional të Formimit Policor, në Akademinë e Sigurisë, janë 300, të ndara sipas nevojave organike të drejtorive vendore të Policisë.

 

Aplikimet do të jenë të hapura deri në datën 30.12.2022. Dokumentacioni duhet të dorëzohet pranë drejtorisë vendore të Policisë, ku aplikanti ka vendbanimin e përhershëm.

 

Në përfundim të të gjitha fazave të konkurrimit, 300 kursantët që do të rezultojnë fitues në listën e qarkut ku kanë aplikuar, bazuar në kuotat e vendosura për çdo qark, do të ndjekin studimet për “Patrullë të Përgjithshme”, në Akademinë e Sigurisë.

Shkoi në bashki për t’u martuar, por përballet me të papriturën më të madhe të jetës së tij

Një burrë nga Republika Domenikane është përballur me një të papritur pasi kishte vendosur që të martohej. 39 vjeçari shkoi në bashkinë e qytetit...

“Më fol për atë vajzën”/ Gjuajti me grusht Berishën, del video e Gerti Shehut

Kryedemokrati Sali Berisha u dh u nua këtë mesditë nga një 31-vjeçar të identifikuar si Gert Shehu.   Kreu i PD-së po ecte krah Kreut të...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME

Arjon Muça i zuri vendin në Top Channel? Ish-konkurrenti i Për’puthen habit me deklaratën

Bruno Shemsho, modeli dhe ish konkurrenti i Për’puthen ishtë...

Ekskluzive/ Zbulohet gjyqi mes Olsa Muhametit dhe Vera Grabockës

Bruno Shemsho, modeli dhe ish konkurrenti i Për’puthen ishtë...

Jeni në dilemë? Ja ku mund të shkoni për pushime

Guidier, Lyto Alliu në një intervistë për emisionin “Jeto...