Shkojnë si mysafir dhe e grabisin/ Policia e Lezhës arreston dy të rinj pas denoncimit të pronarit të shtëpisë

Dy të rinj janë arrestuar nga policia e Lezhës, pasi dyshohet nën kërcënimin e një mjeti preres “thikë” vodhen një shumë parash në një banese në Lezhë.

 

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 13 nëntorit, ndërsa në prangat e policisë kanë rënë shtetasit A.Margjeka, 21 vjeç dhe E.Kola, 17 vjeç, që të dy banues në fshatin Zejmen. Këta përsona nën kërcënimin e një mjeti prerë (thikë), kanë vjedhur në banesën e shtetasit M. Ll., shumën 280 000 lekë të rinj. Njëri prej kishte lidhje miqësore me të zotin e shtëpisë dhe kishin shkuar si mysafyr aty, por pasi kanë qëndruar disa minuta brenda kanë nxjerr thiken që mbanin me vete dhe e kanë kërcënuar, duke i marrë shumen e parave.

 

Menjehërë pas ngjarjes shtetasi M.Ll ka denoncuar në polici rastin dhe blutë u vunë menjëherë në lëvizje, duke bërë identifikimin e dy të rinjeve e më pas prangosjen e tyre. Operacioni policor i koduar “Benefit” u finalizua paraditen e së hënës dhe lrahas arrestimit të dy përsonave, Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit të arrestuar A.Margjeka shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale shumën 50.000 lekë të rinj, një maskë, një orë dhe sende me vlerë që dyshohet se janë përfituar nga shuma e parave të vjedhura në banesën e shtetasit M. Ll.

 

Materialet në lidhje me rastin u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime mëtejshme, ku pritet të ngrihen akuzat ndaj dy të rinjeve të arrestuar dhe pas 48 oresh do të dalin në gjykatë për tu njohur me masen e sigurisë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...