VIDEO E TURPSHME/ Dy të rinjtë qëllojnë me shpulla të moshuarin te “Astiri”, dera e urbanit i përplasi nipin 7 vjeçar

Një ngjarje e rëndë dhe njëkohësisht e turpshme ka ndodhur në zonën e “Astirit”, ku një zotëri i moshuar është qëlluar me shpulla nga dy djem të rinj.

 

Ata mendohet se janë kontrollorë të linjës së “Tiranës së re” dhe pasi kanë ofenduar të moshuarin, siç shihet dhe në video, e qëllojnë me shpulla.

 

I moshuari ka qenë duke zbritur nga urbani në stacion, bashkë me nipin e tij 7 vjeçar, kur dera e urbanit e mbyllur me shpejtësi nga shoferi, ka përplasur vogëlushin. Në sfond, ai dëgjohet teksa qan, ndërkohë dy të rinjtë i dhunojnë dhe gjyshin.

 

Deri tani nuk ka asnjë njoftim nga Policia e Tiranës, e cila duhet të ndiqte rastin pasi prej të paktën 3 ditësh video është publikuar në rrjetet sociale.

 

Autoritetet, gjithashtu duhet të zbardhin ngjarjen, nëse dy të rinjtë që dhunojnë të moshuarin janë kontrollorë të “Tiranës së re”, apo janë thirrur nga shoferi për të sqaruar konfliktin me pasagjerin. Pamjet e publikuara nga JOQ:

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME

Të moshuarit i rrëzohen frutat e perimet në rrugë, djali ndalon makinën dhe e ndihmon

Shpesh herë jemi mësuar të dëgjojmë vetëm për akte...

Shokohet vajza pasi ndahet! Ish i dashuri i dërgon faturat e harxhimeve: Mi paguaj…!

Të gjithë e dimë se marrëdhëniet janë një investim...

Do festonte datëlindjen sot, Aida Shtino rrëqeth: Po kalon i pesti vit pa ty, do pi me foton tënde

Aida Shtino është një ndër moderatoret më të njohura...