Ura e vjetër e Bunës drejt shkatërrimit, banorët: Është e rrezikshme të kalosh

 

Nga Simon Shkreli

Edhe ditën kanë frikë, mos bien në lumë. Natën as që bëhet fjalë të kalojnë këtu.

 

Shkodranët ecin me shumë kujdes në urën e amortizuar të Bunës.

 

“Frikë kam boll, por çfarë të bëj.”

 

Siç duket dhe nga pamjet dërrasat e urës janë dëmtuar.

 

“Shih si janë bërë dërrasat janë bërë të rrezikshme. U bë gati 1 vit kështu. Janë hapur shumë dërrasat.”

 

“Kur të thyejë këmbën ndonjëri, mbase vijnë dhe e rregullojnë. Ta bëjnë me llamarina se është më rezistente.”

 

Përgjatë gjithë gjatësisë prej 166 metër të urës ka probleme.

 

Kjo është njëra nga gropat e hapura në urën e vjetër të Bunës. Pavarësisht apeleve të një pas njëshme qytetarët ecin me frikë në drejtim të Shirokës.

 

“Duhet me e çu zërin mos e lënë në këtë gjendjen. Të vënë dorë ta bëjnë për së mbari.”

 

Banorët e Shkodrës kërkojnë riparimin e saj nga Ministria e Mbrojtjes e cila ka për detyrë mbikëqyrjen dhe mirëmbajtjen e saj.

 

Ura e vjetër e Bunës është monument kulture e kategorisë së dytë. U ndërtuar me 1889, për të lidhur Shkodrën me shtetet fqinje.

 

 

 

 

Zbulohet plani i produksionit të BBV për të dobësuar lojën e Luizit

Edhe pse thuajse del gjithmonë në nominim, edhe pse thuajse dënohet cdo prime, prapë Luizi është i pathyshëm këtë sezon të dytë të BBV.   Pathyeshmëria...

(video) Sipas Zhakut: Luizit i duhet një…sikar! E çfarë ishte kjo?

Zhaklina është opinioniste e këtij edicioni të Big Brother VIP. Ajo u thirr në momentet e fundit të zëvendësonte Balinën e cila u tha...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME