‘Ta ka thënë ty dhe nja 1500 të tjerëve’! Olti Curri tall Ermal Mamaqin për deklaratën e Vera Grabockës

Gjatë një eventi që mbajti për promovimin e librit të tij të parë “Në garë me veten”, Ermal Mamaqi tregoi dhe një histori sesi Vera Grabocka ka qenë ajo që e ka nxitur t’i futej prezantimit duke parë potencialin e tij.

 

“Një ditë Vera më thotë Ermal dua të prezantosh Dancing ëith the stars me Amardën. Dikur ka qenë një tmerr i madh për mua që të dilja në skenë. Verës i thashë nuk e bëj dot, do e bësh patjetër tha. Më futi në një cep dhe tha Ermal unë mendoj që ti mund të bëhesh një nga prezantuesit më të mirë shqiptar. Ke improvizimin, ke humorin, plus je shumë i bukur (qesh). Më frymëzoi ai moment, shkova në shtëpi i thashë Amardës mund të bëhem një nga prezantuesit më të mirë. Vendosa ta prezantoj dhe nga ai moment jeta ime ndryshoi. Fillova të besoj më shumë te vetja, bëra emisionin tim të parë etj. Në një festë të TV klan falenderova Verën dhe ajo tha: Me të vërtetë t’i kam thënë këto?!”, tregoi Ermali.

 

Kjo deklaratë e Mamaqit nuk ka kaluar pa u komentuar gjatë në rrjet, ndërsa së fundmi edhe Olti Curri kishte diçka për të thënë. Ai ka ndarë në Instastory lajmin e deklaratës së Ermalit, ku shprehet:

 

“Kujt i ka thënë Vera Grabocka që “ti nuk je më i miri, ti nuk je më ylli, më stari.” Hajde pra edhe një se u mbush, o Ermalin e dua shumë se i ka besuar Verës. Ndërkohë Vera: “Urdhëro unë t’i kam thënë këto?”, “Të kam thënë diçka që ta kam thënë vetëm ty, ty dhe 1500 njerëzve të tjerë që i kam nxjerrë në ekran)”

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...